Përhapja e panikut sështë gazetari

[Recension: “A do do të ndodhë aksioni i ri policor pas dështimit të negociatave?”]

Gazetari përveç vërtetësisë dhe informimit të publikut në kohë, e ka për borxh edhe të ruaj qetësinë dhe rendin pa shkaktuar panik të panevojshëm në opinion. Autori nuk duhet të hiperbolizojë gjërat (edhe nëse ka elemente) por duhet gjithmonë të shikojë, të masë  pulsin e shoqërisë për të parë se sa ajo mund të durojë informata që kërcënojnë rehatinë dhe jetën e tyre familjare. Ky tekst ka bërë të kundërtën, pasi që ka plasuar informata për gjoja një aksion të ri policorë mirëpo askund nuk ka dhënë mbështetje të sigurt për atë që e pohon. Ky “lajm” tashmë mund të jetë bërë temë bisede nëpër çajtore, kafene, apo shtëpi të shqiptarëve që cilët të traumatizuar nga aksionet e shumta të deritanishme rrinë në gjendje gatishmërie se kur do ti zgjojë policia me armë mbi kokë.

A do do të ndodhë aksioni i ri policor pas dështimit të negociatave ALMAKOSLinku deri te artikulli origjinal:A do do të ndodhë aksioni i ri policor pas dështimit të negociatave?

Data dhe koha e publikimit: 20/10/2015/ 12:39

Data e recensionit: 21/10/2015

Recensuese: Ferikan Iljazi

Portali në fjalë ka huazuar një tekst të lajmpress.com i cili është i pa kompletuar, pa strukturë bazike që duhet të posedojë një lajm si dhe përmban përplot burime anonime (të pacituara saktë) që aspak nuk janë relevante për një informatë të tillë. Në asnjë moment autori nuk ofron diçka konkrete që do të e bëjë lexuesin e rëndomtë që të kuptojë se vërtetë ka gjasa“për një aksion të mundshëm policor”. Me përpikëri ai jep disa supozime që sipas tij janë të mjaftueshme për të pohuar me plotë vetëbesim se “pas dështimit të negociatave politike do të ketë aksion të ri policor”. Ja disa prej momenteve të cilat autori i ka theksuar si tregues se po përgatitet aksion por që nuk përbëjnë informata të besueshme.

“Ekspertë dhe analistë të cilët i ka konsultuar “Lajm” janë të sigurt se pas dështimit të negociatave politike do të ketë aksion të ri policor. Ata nuk dëshirojnë të flasin publikisht, sepse shpresojnë se do të zgjedhet ministër i ri i punëve të brendshme siç parasheh marrëveshja politike, dhe me këtë do të ulen gjasat për skenare të reja të montuara”

“Brengat për aksion të mundshëm policor i shton edhe arrestimi i ish shefit të policisë sekrete Sasho Mijallkov me revole në aeroportin e Beogradit, për shkak të traditës së krijuar në Maqedoni që pas çdo skandali dhe krize politike të ketë aksione policore ku arrestohen shqiptarë”

Agjencia e lajmeve INA ka informuar se gjatë orëve të natës ka pasur prani të shtuar policore në aksin rrugor Kumanovë-Shkup, kryesisht në rrugën e vjetër që lidh shumë vendbanime…Prania e shtuar policore me patrullime të dyfishuara është parë në disa udhëkryqe dhe akse rrugore në rajonin e Kumanovës”

“Mësohet se kjo prani e shtuar ka të bëjë me ruajtjen e rendit dhe sigurisë, në këtë periudhë kur nuk ka rezultate në planin e implementimit të marrëveshjes politike”

Gazetari duhet të informojë drejtë, por jo të shkaktojë panikë te publiku i cili ka shumë mundësi që këto informacione t’i marrë si të mirëqena, por në realitet janë spekulime të faktuara.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button