Presidenti Hollande mbështetje për Greqinë

Franca mbështet qeverinë greke në përpjekjet e saj për te vijuar reformat në administratë dhe në sistemin e taksave me qëllim rimëkëmbjen ekonomike.

Deklarata është bërë nga presidenti francez Fransua Hollande në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrit grek Cipras, pas një takimi dypalësh që dy zyrtarët e lartë mbajtën me njëri tjetrin. Ne do të dëgjojmë zyrtarët grek dhe më pas do të formojmë ekspertizën tonë, sidomos në masat që duhen marrë për të luftuar evazionin deklaroi Hollande para gazetarëve. Kreu francez i shtetit foli edhe për marrëdhëniet e ngushta ekonomike me Athinën zyrtare.

Ai theksoi se Franca është investitori i katërt më i madh në Greqi, ndërsa tha se biznesmenët francezë kërkojë të investojnë më shumë në këtë vend. Ne mbyllje te vizitës dy ditore në Greqi, Hollande mbajti dhe një fjalim në parlamentin grek, duke u bërë presidenti i trete francez që flet në këtë kuvend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button