Në sulmet ajrore të ushtrisë siriane vriten 15 civilë

Në sulmet e avionëve luftarakë të forcave besnike të presidentit sirian Bashar al-Asad, në rajonin e Talbisah-ut, në qarkun verior të Homs-it, janë vrarë 15 civilë, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç kanë bërë të ditur burime nga spitali në Talbisah, gjatë sulmeve ajrore në këtë zonë, janë vrarë 15 civilë ndërsa një numër i madh i njerëzve janë plagosur.

Burime lokale kanë shpjeguar se cak i sulmeve kanë qenë civilët.

Gjatë sulmeve ajrore po ashtu janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Rajoni Talbisah ndodhet nën kontroll të opozitës siriane, ndërsa nga fillimi i muajit ushtria ruse ndihmon forcat e regjimit të Asadit të vendosin kontroll mbi këtë zonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button