Maqedonia feston, Marrëveshja e Përzhinos pauzon

Pas një jave të stërngarkuar me agjendë politike, në Maqedoni sot është ditë jo-pune, ajo e shënon ditën e Luftës Revolucionare. Në vend se të ishte festa kurorëzim i arritjes së rezultateve pozitive nga Marrëveshja e Përzhinos, shteti sot po feston dështimin e dialogut politik.

A do të vazhdojnë negociatat mes grupeve punuese? Janë këto dilema që Portalb ka tentuar t’i sqarojë me përfaqësuesit e grupeve punuese të katër partivë në dialog dhe me kabinetin e lehtësuesit Petar Van Hojte.

“Nuk ka sot takim, ende nuk dihet se kur mund të jetë takimi i radhës”, konfirmojnë për Portalb burime brenda kabinetit të Van Hojte.

Të njejtën e kanë vërtetuar edhe burimet tona brenda LSDM-së.

“Nuk ka takime, as sot, por nuk pritet të ketë as ditëve në vijim të grupeve punuese. Do të tentojmë të takohemi për konsultime me faktorin ndërkombëtar por jo edhe me grupet punuese”, shprehen nga LSDM, informon Portalb.

Redaksia jonë ka tentuar që për sqarim  të marr edhe qëndrime nga grupet tjera punuese. VMRO-DPMNE, PDSH dhe BDI ishin të pakapshëm për ta sqaruar pauzën e dialogut politik.

Kësaj radhe as ardhja e komisarit europian, Johanes Han, nuk ndihmoi në përparimin e dialogut politik mes grupeve punuese. Nga takimi i fundit edhe lehtësuesi Piter Van Hojte nuk dha sinjale optimiste. Ai madje nuk ngurroi të paralajmërojë se Maqedonia po rrugëton drejt Bjellorusisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button