Opozita nesër në Kuvend do të përdor topa tenisi me gaz lotsjellës

Seanca e ardhshme e Kuvendit të Kosovë pritet të mbahet nesër, ndonëse opozita e bashkuar janë zotuar se do ta bllokojnë atë sërish.

Indeksonline mëson se pikërisht, për mos ta lejuar mbajtjen e kësaj seance, opozita ka përgatitur disa topa të tenisit me gaz lotsjellës brenda tyre.

Ndryshe, opozita ka paralajmëruar se do të vazhdojnë me mënyrat e tyre për mos ta lejuar mbarëvajtjen e seancës deri në tërheqjen e nënshkrimeve të marrëveshjeve të Kosovës me Serbinë, si dhe atë të demarkacionit me Malin e Zi.

Seanca pritet të fillojë nesër në ora 16:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button