OKB-ja e tmerruar me trajtimin që Çekia u bën refugjatëve

Kombet e Bashkuara kanë akuzuar autoritetet çeke se po abuzojnë sistematikisht me të drejtat e refugjatëve.

Republika Çeke po i mban refugjatët në një gjendje degraduese për 90 ditë me radhë, ka thënë shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Zeid Raad Al Hussein, transmeton Indeksonline.

Hussein ka thënë se refugjatët janë kontrolluar në imtësi për t’ua marrë paratë që kishin me vete, në mënyrë që të paguajnë paraburgimin e tyre.

Ai ka shtuar se është tmerruar nga diskursi publik ksenofobik në Çeki, pëfshi edhe deklaratat e vet presidentit çek, Millosh Zeman.

“Përderisa Bashkimi Evropian ka implementuar politika për ndalimin e lëvizjes së refugjatëve, Çekia është treguar unike në mënyrat e saj, duke dënuar ata për periudha të gjata kohore”, ka theksuar Hussein në deklaratë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button