Putin: Nuk ka terroristë të moderuar dhe jo të moderuar

Duke folur për situatën në Lindjen e Mesme, presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë sot se nuk mund të ketë terroristë të “moderuar.”

“Pse të luajmë me fjalë, dhe t’i ndajmë terroristë në të moderuar dhe jo të moderuar. Ku është dallimi”, ka thënë Putin në forumin diskutues në Valdai, transmeton Indeksonline.

“Një mori terroristësh janë aktivë në regjion, që luftojnë kundër njëri-tjetrit për burime e të ardhurave dhe jo për motive ideologjike”, ka thënë Putin, duke shtuar se përderisa ata luftojnë kundër terrorizmit, gjithashtu “ngarkojnë shifra në llogaritë e veta” në interesin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button