Daçiq hidhërohet me Maqedoninë dhe Malin e Zi

Jam i dëshpëruar nga qëndrimi i Malit të Zi dhe Maqedonisë, të cilat votuan pro rekomandimit për pranimin e Kosovës në UNESCO, theksoi ministri serb për punë të brendshme, Ivica Daçiq, në emisionin e mëngjesit të televizionit “Pink”, transmeton Portalb.

“Është dicka që sigurisht se do ta vëndojmë te problematikat në raport me këto shtete”, tha ai.

Daçiq potencoi se Serbia do të sillet ndaj të tjerëve njëjtë sikur shtetet tjera ndaj interesave të Serbisë.

“Nuk besojë që ne do të votojmë për punët e tyre në planin ndërkombëtarë”, përfundoi Daqiq.

Vendimi final për pranimim e Kosovës në UNESCO përfundimisht do të merret në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s, e cila mbledhet nga 3-18 nëntori/Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button