Steinmeier: Të mos lejojmë konflikte të reja në Ballkan

Frank-Walter Steinmeier, ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ka paralajmëruar se nuk duhet të lejohen konfliktet e reja ndërmjet vendeve të ish-Jugosllavisë për shkak të mosmarrëveshjeve në lidhje me krizën e emigrantëve që ka goditur Evropën.

Në muajt e fundit qindra mijëra emigrantë dhe refugjatë të cilët ikin nga luftërat dhe varfëria kalojnë përmes Ballkanit Perëndimor, ku gjatë viteve 90-të kanë shpërthyer luftërat.

“Duhet të jemi të sigurt se lëvizja e emigrantëve nuk do të sjellë konflikte të reja në rajonin ku në vitet e fundit kemi punuar aq shumë në qetësimin e situatave konfliktuoze pas shpërbërjes së Jugosllavisë”, theksoi Steinmeier në një deklaratë për mediet gjermane.

Prej ditësh vazhdojnë mosmarrëveshjet ndërmjet Serbisë, Kroacisë dhe Sllovenisë mbi mënyrën dhe numrin e refugjatëve dhe emigrantëve të cilët do të lëshohen të hyjnë në vendin e tyre. Të gjitha këto mosmarrëveshjet janë shkaktuar pasi që Hungaria mbylli kufijtë e saj duke ndërtuar gardhin përgjatë kufijve të saj natyrorë me Serbinë dhe Kroacinë, kështu që refugjatët të cilët kryesisht vijnë nga Lindja e Mesme janë detyruar të ndryshojnë itinerarin e tyre në rrugën drejt Evropës Perëndimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button