Ofendimet sjanë argumente

[Recension: “Shpifjet e një pseudogazetari”]

Gazetaria e mirëfilltë bazohet në fakte dhe në informacione të mirëargumentuara. Përfshirja e spekulimeve dhe paragjykimeve në një tekst që mëton të jetë informativ e gazetaresk është jashtë standardeve gazetareske.

download

Linku deri te artikulli origjinal:Shpifjet e një pseudogazetari

Data dhe koha e publikimit: 14.10.2015

Data e recensionit: 21.10.2015

Recensues: Xhenis Sulimani

Teksti që po e recensojmë është kryekëput i bazuar në spekulime e paragjykime. Titulli nuk është informues por tendencioz.

“Një pseudogazetar i cili karrierën e tij gazetareske e nisi në mediume maqedonase duke e quajtur UÇK-në “terroriste”, sonte në Fejsbuk paska zbuluar se lideri i BDI-së Ali Ahmeti paska shkuar mysafir në qeveri te Nikolla Gruevski”.

Autori i këtij teksti as nuk i bën me dije lexuesit se për cilin “pseudogazetarë” (siç i referohet ai) flet. Ose më sakt, nuk thekson emrin e tij. Gjithashtu nuk bën publike ose të linkojë atë që ka “zbuluar” ai (“pseudogazetari”) në fejsbuk dhe ku bazohet autori që e quan atë një “dezinformatë klasike”.

Gazetari në asnjë moment nuk tenton të argumentojë atë që e shkruan. Fakti që gazetari nuk bazon shkrimin e tij në fakte, bën që teksti në vend se të marrë karakter informativ, dhe ka në vete tendenca për manipulim me opinionin, e bën atë spekulativ.

Teksti është në kundërshtim me etikën gazetareske.

Sipas Kodit etik gazetaresk, gazetari ka të drejtë të qasjes së lirë deri te të gjitha burimet e informimit që janë me interes publik. Gazetari duhet të publikojë informata të sakta, të provuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale. Nëse informata nuk mund të vërtetohet, ose bëhet fjalë për supozim, përkatësisht spekulim, kjo duhet të thuhet dhe të publikohet. Saktësia e informatës duhet të provohet sa më shumë të jetë e mundur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button