Ç’ka na pret?

Bisedimet janë para dështimit total, së paku në këtë nivel. Tani mbeten tri opsione. I pari, tentimi që serisht të restartohen bisedimet, por me më shumë presion dhe me përforcime të reja në ekipin ndërmjetësues. Nëse kjo nuk jep rezultate konkrete apo serisht procesi do të ndeshej me blokime, atëherë do të aktivizohej obsioni i dytë, që nënkupton aplikim të një forme të saknsioneve personale – ndalesa e udhëtimeve, tranzitimeve dhe ndoshta blokimi i logarive bankare. Indirekt këtu do të obstruohej edhe procesi i finansimit dhe kreditimit nga jashtë që do të paralizonte jetën publike në shtet. Këto mesazhe dukshëm do të inkurajonin edhe ata qytetarë që akoma hamenden për dalje në protesta, që të kuptojnë se më e keqe se kjo që kemi është indiferenca për te. Poqese edhe këto masa nuk do të jepnin rezultate, atëherë do të aktivizohej opsioni i tretë – me presion dhe koordinim nga jashtë do të rrëzohej qeveria në parlament, duke krijua shumicë tjetër parlamentare në formë të një pushteti kalimtar.

Kjo e fundit nuk është aq e preferuar ndër të huajit për disa arsye. E para, të huajt nuk dëshirojnë të faktorizojë BDI-së, pasi edhe ajo vet ka qenë pjesë e dështimeve, haosit dhe katastrofave. E dyta, BDI që moti ecë në drejtim të kundërt nga “miqtë ndërkombëtar” perëndimor, pasi e njëjta vite me radhë gjatë ditës këndonte romansa për eurointegrimet, kurse në mbrëmje përfundonte në shtratin e Moskës. Në qarqe perëndimore udhëheqësia e BDI-së konsiderohet aleate e ngushtë e Gruevskit, dhe së bashku vite me radhë koordinueshëm i janë afruar Rusisë (injorimi i projekteve strategjike pro-perëndimore dhe përqafim i atyre ruse). BDI vite me radhë, bashkëjetonte me partnerin vmrovist përkrahësit medial të të cilit në kontinuitet shanin Vashingtonin e Brukselin, duke ofruar alternativa tjera. Kjo s’mund të arsyetohet me asnjë logjikë tjetër, pos me interesa të gërshetuara nëntoke të krerëve të të dy partive në pushtet. Aq më pak me logjikën – “shumica me shumicën”, pasi asnjë legjitimitet apo kredibilitet nuk arsyeton shkeljen mbi gjithçka njerëzore e demokratike; nuk arsyeton korrupsionin e përmasave astronomike; shpërnguljen e pjesës më vitale të popullsisë; kultivimin e urejtjes në mes njerëzve dhe popujve; diskriminim në përmas nënçmuese; mediume të korruptuara, kriminalizim të jetës shoqërore. Me aq para të zeza nuk mund të ketë faqe të bardhë. Dhe tani aq shumë reklama e aspak punë. Aq shumë reforma e aspak shëndet. Aq shumë diploma e aspak dije. Dominojnë mashtimet. Madje edhe ekzodusin e reklamuan si turizëm. Dhe serisht “Fillojmë” nga fillimi.

Qarqet perëndimore tani më kanë dërguar mesazhe të qarta se kreu i BDI-së duhet ta përfundoj misionin. Por, këta mesazhe as që dinë e as që duan t’i kuptojnë ata struktura që popullit të vet i sollën aq shumë vuajtje e shkatërime sa që edhe një rregjim okupues nuk do t’ia bënte!!! Madje, vazhdojnë të pregaditen për zgjedhje!!! Kanë shpresë në njerëz që frikohen të duken si normal. Por, shumë shpejtë do ta shofin kolapsin e vet, pasi populli gjersa nuk i njihte shtrejtë i pagoi, kurse tani lirë do t’i shes. Pastaj gjatë kohë do ta akuzoj vetveten se si u pat krenuar me liderë që bota normale turpërohet.

Fakt se BDI do të përshëndetet me pushtetin, por partitë e reja sikur dobët gjejnë veten. Mbyllja në vete, paqartësia në oferta, mosaftësia për të tërhequr masë, mbyllja në vetvete! Ndoshta kjo e fundit – “Uniteti” do të mësoj diç nga përvoja e atyre tjerave, se mbyllja në vetvete është njësoj sikur të mbylleni në kafez – s’ka rrezik nga jashtë, por edhe ata që janë jashtë s’kanë shpresë nga ju. Por, edhe Brukseli dhe Vashingtoni duhet ta kuptojnë se për këte strukturë qeveritare nuk është frikësimin kërcnimi me eliminim nga agjenda euroatllantike, por shpërbim. Ata mu ate e dëshirojnë, që t’i ikin ligjit, popullit e moralit. Kurse ne gjithë duhet të kuptojmë se gjendja që kemi është është më pak tragjike se sa indiferenca jonë.

Për fat të keq, Maqedonia nga një tregim i suksesshëm u shndërrua në shtet problematik të Ballkanit – thotë Andreas Ernst nga „Noje Cirher Cajtung“.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button