Van Hojte: Pa marrëveshje nuk ka as zgjedhje, mund të ketë sanksione

Nëse nuk respektohet dhe zbatohet Marrëveshja e Qershorit dhe Korrikut, nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme në prill të 2016-tës. Kështu theksoi prerë përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në bisedimet politike Piter Vanhaute, në takim me gazetarët. Jo vetëm kaq, por Vanhojt paralajmëroi se Maqedonisë mund t’i ndodhë edhe skenari i Bjellorusisë, nëse nuk respektohen marrëveshjet e firmosura, informon Alsat-M.

“Nuk mund të ju them cili është plani B, por konsideroni se çfarë ndodhi në shtete të tjera, jo nga ky rajon, që kishin probleme me sundimin e ligjit. Konsideroni shembullin e Bjellorusisë!”, u shpreh Piter Vanhaute.

Në vitin 2012, Bashkimi Evropian vendosi në listë të zezë 210 qytetarë të Bjellorusisë, thuajse gjithë kreun më të lartë shtetërorë, duke përfshirë presidentin Aleksander Llukashenko dhe familjen e tij. Gjithashtu, disa funksionarëve iu bllokuan edhe xhirollogaritë bankare. Listat e zeza dhe bllokimi i xhirollogarive bankare, sipas Vanhautes, janë treguar metoda efikase në shumë shtete, për zhbllokimin e proceseve të ndryshme. Pas dështimit të afatit të djeshëm, 20 tetorit, për votimin e Qeverisë teknike, sipas Vanhautes vihet në pikëpyetje Marrëveshja e Përzhinos në tërësi. Po bëhen përpjekje për ringjalljen e procesit, që sipas tij do të zgjasin vetëm deri në fund të javës. Problemi kryesor, siç thotë Vanhaute, është mungesa e llogaridhënies nga partitë politike.

“Vlerësimi im personal është se mungon llogaridhënia nga të gjitha partitë politike. Kur vijnë në pushtet, ata mendojnë se mund të jenë mbi ligjin. Gjithashtu, problem i rëndësishëm është edhe mosfunksionimin e Kuvendit. Ju keni Parlament, por nuk shoh se po bën gjërat që duhet t’i bëjë”, theksoi Piter Vanhaute.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button