Kryeminstri francez mbështet anëtarësimin e Turqisë në BE

Bisedimet e bllokuara për anëtarësimin e Turqisë në BE duhet të lëvizin përpara, tha kryeministri francez, Manuel Valls të martën.

“Ne shpresojmë se këto negociata do të përparojnë në fushat për të cilat Turqia është gati”, u tha ai ligjbërësve në Asamblenë Kombëtare.

Ai shtoi: “Turqia është një vend i madh. Ai është një partner strategjik i Francës dhe BE-së, dhe një aleate e aleancës transatlantike”.

Valls është politikani i vetëm evropian që flet për rifillimin e bisedimeve për bashkangjitjen e Turqisë me bllokun 28-anëtarësh, e cila kërkon ndihmën turke në lidhjen me krizën e refugjatëve që ka përfshirë Evropën.

“Prandaj ne duhet të vazhdojmë dialogun me Turqinë dhe të mbështesim atë në përpjekjet e saj rreth përkujdesit të refugjatëve”, tha Valls. “Kriza e refugjatëve që kemi në Evropë do të jetë edhe më dramatike dhe më serioze në qoftë se BE-ja nuk ndihmon Turqinë financiarisht dhe politikisht”.

Ne udhëheqësit e BE-së duhet të arrimë marrëveshje që të sigurojmë mbështetje financiare për Turqinë, e cila ka strehuar 2.2 milion refugjatë, Ankaraja shpreson në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të iniciuar në vitin 1987, si dhe udhëtimin pa viza në Evropë.

“Çështja e anëtarësimit të Turqisë në BE mbetet një perspektivë afatgjatë, e cila, me kohë do të miratohet nga populli francez” tha ai. “Pra, jo të bëjmë pazar, as shantazhe, por vetëm duhet mbështetur Turqinë”.

Kancelarja gjermane Angela Merkel vizitoi Stambollin të dielën, ku u takua me Presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe tha se Gjermania është e gatshme që të hapë bisedimet për politikën ekonomike dhe monetare.

Franca shpesh ka qenë e portretizuar si një kundërshtar i anëtarësimit të Turqisë në BE. Në vitin 2007, Presidenti i atëhershëm, Nikolas Sarkozi tha se Turqia “nuk ka vend brenda Bashkimit Evropian”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button