Mehmeti: BDI duhet të kthejë besimin tek njerzit por jo duke i mashtruar!

Ndryshimet dhe reformat janë të pashmangshme në BDI, partinë qeverisëse shqiptare. Kjo deklaratë vjen nga Ermira Mehmeti, e cila pranon se BDI është e lëkundur.
Deputetja Mehmeti është një nga figurat e larta të BDI-së që shpreh hapur pakënaqsinë ndaj mënyrës së veprimit të partisë së saj. Ajo thotë se largimi i disa figurave të rëndësishme të partisë nuk do të kalojë aq pa u vënë re.
Ndonëse të djelën BDI, gjatë prezantimit të shtabeve zgjedhore shfaqi një imazh potent, Ermira Mehmeti pranon se njerzit kanë humbur besimin ndaj partisë. Ajo thotë se BDI duhet të kthejë besimin tek njerzit por jo duke i mashtruar.
Këto deklarata Ermira Mehmeti i bëri në intervistën e dhënë për Programin 200, të gazetarit Nazim Rashidi, që do të transmetohet sonte në ora 22.40, në Alsat M!

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Po bre, pak si vonè èshte..
    Azgje nuk u ba per 13 vjete per Popullin…
    Tani duhet te jepni llogari per :
    Arsim te keqe
    Ekonomi te keqe
    Buxhet te keq
    Infrastrukture te keqe
    Politike fiskale te keqe
    Pasurim mbi kurriz te Popullates…
    Etj etj…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button