Thaçi: Rrugës për Paris para votimit për UNESCO

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka thënë se është rrugës për Paris, në orët e fundit para votimit të Bordit Ekzekutiv për kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO.

Më poshtë është postimi i plotë i Thaçit:

“Jam rrugës për në Paris kur në orët e fundit para votimit të Bordit Ekzekutiv për kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO do t’i japim edhe në shtytje kësaj aspirate të madhe të Kosovës.

Por, me mendje isha në Gjakovë, me merakun që nuk mund të merrja pjesë në hapjen e Konsullatës së Republikës së Shqipërisë. E përgëzoj Qeverinë e Republikës së Shqipërisë për vendosjen e konsullit të nderit në Gjakovë nga ana e Ambasadës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës.

Hapja e kësaj konsullate në Gjakovë do të intensifikojë bashkëpunimin ekonomik, kulturor e artistik mes qytetit të Gjakovës dhe bashkitë në pjesën veriore të Shqipërisë por edhe do të ndikojë në thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërshtetërore”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button