Shpallet lista e futbollistëve për Topin e Artë të FIFA-s

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka shpallur listën e kandidatëve për fituesin e sivjemë të çmimit Topi i Artë, i cili i ndahet futbollistit më të mirë të vitit. Në mesin e 23 kandidatëve, kroati Ivan Rakitiç është i vetmi futbollist nga rajoni i cili është në garë për këtë çmim prestigjioz, raporton Anadolu Agency (AA).

Sigurisht, mes favoritëve kryesorë për të fituar Topin e Artë këtë vit janë fituesi i vitit të kaluar të këtij çmimi portugezi Cristiano Ronaldo dhe argjentinasi Lionel Messi, i cili deri tani katër herë e ka fituar këtë çmim.

Është shpallur edhe lista e kandidatëve për zgjedhjen e trajnerit të vitit nga FIFA, në të cilën është fituesi i vitit të kaluar Joachim Low, trajneri i kombëtares së Gjermanisë.

Në listën e kandidatëve për Topin e Artë të FIFA-s janë: Sergio Aguero (Argentinë, Manchester City), Gareth Bale (Uels, Real Madrid), Karim Benzema (Francë, Real Madrid), Cristiano Ronaldo (Portugali, Real Madrid), Kevin de Bruyne (Belgjikë, Manchester City), Eden Hazard (Belgjikë, Chelsea), Zlatan Ibrahimović (Suedi, Paris Saint Germain), Andres Iniesta (Spanjë, Barcelona), Toni Kroos (Gjermani, Real Madrid), Robert Lewandowski (Poloni, Bayern Minhen), Javier Mascherano (Argejntinë, Barcelona), Lionel Messi (Argjentinë, Barcelona), Thomas Muller (Gjermani, Bayern Minhen), Manuel Neuer (Gjermani, Bayern Minhen), Neymar (Brazil, Barcelona), Paul Pogba (Francë, Juventus), Ivan Rakitiç (Kroaci, Barcelona), Arjen Robben (Holandë, Bayern Minhen), James Rodriguez (Kolumbi, Real Madrid), Alexis Sanchez (Kili, Arsenal), Luis Suarez (Uruguai, Barcelona), Yaya Toure (Bregu i Fildishtë, Manchester City), Arturo Vidal (Kili, Bayern Minhen).

Lista e kandidatëve për trajner të vitit: Massimiliano Allegri (Itali, Juventus), Carlo Ancelotti (Itali, Real Madrid), Laurent Blanc (Francë, Paris Saint Germain), Unai Emery (Spanjë, Sevilla), Pep Guardiola (Spanjë, Bayern Minhen), Luis Enrique (Spanjë, Barcelona), Jose Mourinho (Portugali, Chelsea), Jorge Sampaoli (Argjentinë, reprezentacioni i  Kilit), Diego Simeone (Argjentinë, Atletico Madrid), Arsene Ëenger (Francë, Arsenal).

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 11 janar të vitit 2016 në Gjenevë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button