Kur gazetaria ditore shndërrohet në shtab emergjencash të partive

[Recenesion: “Novinari” Zekiri, sërish i gjuhet Ahmetit dhe UÇK-së]

Ky lajm nuk ka asnjë element informimi përveç akuzimit dhe ofendimit të një personaliteti, gjë që nuk i ngjan gazetarit. Ky tekst ka pasur për qëllim të të kritikojë qasjen apo gjithë aktivitetin, si gazetarë në përgjithësi, të ish kryeredaktorit të televizionit Alsat-M, të cilin autori e akuzon se fshihet pas portaleve të ndryshme për të ofenduar dhe degraduar partinë në pushtet, por nuk e ka gjetur vendin e duhur për ta bërë këtë pasi që lajmin e ka futur në rubrikën informative, madje në “top lajm” kurse në këtë tekst nuk ekziston asgjë që ta kuptojmë se bëhet fjalë për një lajm.

“Novinari” Zekiri  sërish i gjuhet Ahmetit dhe UÇK së   AKTUALE.MKLinku deri te artikulli origjinal: “Novinari” Zekiri, sërish i gjuhet Ahmetit dhe UÇK-së

Data dhe koha e publikimit: 18/10/2015

Data e recensionit: 18/10/2015

Recensuese: Ferikan Iljazi

Ai i drejtohet Zeqirit me fjalën “novinar” të cilën e ka përdorur në kontekstin negativ dhe ironik. Kritikat ndaj tij janë komente të autorit të këtij teksti dhe deri në fund të tij mbeten të pa baza. Autori i tekstit nuk është identifikuar në tekstin e tij dhe nuk ka ofruar asnjë informatë të besueshme për atë që ka akuzuar.

“Novinari” Muhamed Zekiri, i cili karrierën gazetareske e filloi në prehrin e maqedonasve, duke shpallë Ali Ahmetin “terrorist” të UÇK-së, tash pas 10 viteve përfitimesh nga të mirat e luftës së 2001-shit, sërish është ulur në prehrin maqedonas dhe është bërë vegël e agjendave antishqiptare. Është njësoj si ai proverbi “Krimineli sërish kthehet në vendin e krimit”. Megjithatë, nuk është fare e çuditshme, se si një pseudogazetar, pa kurrfarë përgatitje arsimore (kujtojmë se as shkollën e mesme-Medresenë nuk e kishte mbaruar me rregull), ngritej aq shpejt në tregun e varfër medial shqiptar të Maqedonisë. Tani që ka mbetur rrugëve dhe pa mbulesën e televizionit, përmes një portali anonim, po mundohet sërish të sulmojë UÇK-në, BDI-në dhe Ali Ahmetin. Por kot e ka ky “novinar” dhe gjithë “novinarët” e ngjashëm të cilët informatat dhe urdhrat i marrin nga Beogradi dhe çerdhet e tyre antishqiptare. Koha e tyre ka mbaruar dhe shqiptarët për këtë janë shumë të vetëdijshëm!

Për të shkuar më tej, gazetari që ka shkruar këtë tekst ka akuzuar se Zeqiri ka keqpërdorur pozitën e tij të kryeredaktorit në Alsat-M por nuk ka dhënë asnjë provë se kur dhe si ka ndodhur një gjë e tillë edhe pse për akuza të tilla mund të rrezikojë padi. Ai nuk ka marrë as prononcim nga pronari i Alsat-M për të pyetur mbi mosmarrëveshjet eventuale mes tyre dhe keqpërdorimet për të cilat aludon autori i këtij teksti.

“Padronët e tij te kampi maqedonas, si ish-nomenklaturë komuniste, e ngritën aq shumë “famën” e tij, saqë keqpërdori skajshmërish mirësinë e pronarëve dhe pozitën e kryeredaktorit në Televizionin nacional Alsat-M”.

Ky tekst ka mundur të gjejë vendin tek rubrika e komenteve por me shije, dhe fakte në pah. Pa degradime dhe komentime të personalitetit, pasi që lexuesit nuk i duhet shumë për të vërejtur dallimin mes një lajmi që ka për qëllim dezinformimin dhe atij që ka për qëllim informimin e drejtë të puplikut.

Duke respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale në transmetimin e informatave, gazetarët duhet të jenë të ndershëm, objektivë dhe të saktë. E drejtë dhe detyrë e gazetarëve është që të përpiqen të parandalojnë censurën dhe shtrembërimin e informatave…. Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komenteve. – shkruhet në Kodin e Gazetarëve të Maqedonisë.

Pena e gazetarit është një gjë e shenjtë. Mund të ndërtojë kulla të larta, por mund edhe ti prishë ato për një sekondë. Prandaj gjithmonë duhet nisur nga elementet bazë që i takojnë një teksti të mirëfilltë, pa komentimet e gazetarit i cili e mban epitetin si mbrojtës i popullit e jo i partisë dhe interesave personale.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button