Kumanovë, Myftinia: Qytetarët të mos paguajnë taksë për varrim

Qytetarët e Kumanovës ditëve të fundit janë të befasuar nga taksa komunale për varreza. Ata shprehin shqetësime lidhur me këtë vendim që u miratua nga këshilli komunal, ku për çdo varrim duhet paguar taksa prej 107 eurove. Sipas vendimit të komunës, nëse nuk paguhet kjo taksë, atëherë nuk lejohet varrimi, njofton televizioni 21.

“Përse  i kanë ngritur taksat për varrezat, nuk jemi të pajtuar, duhet të ankohemi, deri tash kemi paguar 1800 denarë, deri tash e kemi paguar taksën vetëm për hoxhën”…“Ne shqiptarët nuk mbahemi ndërmjet veti, por vetëm shkatërrohemi, vetëm edhe këpucë më kanë mbetur, edhe këto duan të na I marrin. Është bërë shtrenjtë taksa si në Kumanovë e më gjerë.  S’ka punë. Gjithë ditën rrinë nëpër rrugë, s’ka punë” – shprehen banorët e Kumanovës.

Kryetari i komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski theksoi për TV21 se taksa do të vlejë për të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. “Ligji i ri për varreza është sjellur në vitin 2013. Ai është në fuqi dhe është sjellë rregullore dhe çmimore nga Këshilli Komunal, sipas të cilës parashikohet që vendi i varrimit të paguhet nga ana e familjes. Ky çmim është sjellë në përputhshmëri me rregullat ligjore të miratuara në Këshill. 3300 denarë kushton vetëm një vendvarrim, ndërsa 6600 për dupleks. Kjo pagesë kryhet vetëm një herë. E shfrytëzoj këtë rast të them që këto janë çmimet më të ulëta në Republikën e Maqedonisë. Unë si kryetar dhe si politikan nuk kam mundësi t’i ndryshoj këto çmime, sepse kjo gjë është e rregulluar me ligj dhe me rregullore të sjellë në Këshill”, theksoi Damjanovski.

Por, Myftinia e Kumanovës ka kundërshtuar këtë vendim komunal, duke bërë thirrje që të mos paguhet kjo taksë, që shkon në llogarinë e ndërmarrjes komunale Pastrim – Gjelbërimi. “Ne deri tani s’kemi asnjë vendim nga komuna, apo ndërmarrja Pastrim- gGjelbërim, për taksat që paguajnë qytetarët e Kumanovës. Qytetarët janë ankuar për taksët e larta në Myftininë tonë, që paguajnë këtë taksë aq lartë. Ne si myftini e Kumanovës jemi kundër këtij vendimi të marrur nga komuna dhe ndërmarrja publike. Ne njoftojmë qytetarët që mos ta bëjnë pagesën e taksës për varreza”, shprehet Sadulla Abdullahu, përfaqësues i BFI në Kumanovë.

Banorët e Kumanovës kërkojnë që komuna të tërheq vendimin, për shkak të pamundësisë për të përballuar edhe një taksë të tillë shtesë, që rëndon xhepin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button