Vetëvendosje: Dialogu me Serbinë i solli vetëm dëme Kosovës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, mbajti sot konferencë për media ku paraqiti dëmet e shumta, sipas tij, nga dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, të filluar në vitin 2011, dhe për marrëveshjet e arritura përgjatë këtij dialogu.

Secila marrëveshje që ka kërkuar zbatimin edhe nga Kosova edhe nga Serbia, ka ngecur. Kudo ku është kërkuar që zbatimi të jetë vetëm në anën e Kosovës, marrëveshjet kanë përparuar.

“Pra, ka zbatim të njëanshëm të marrëveshjeve, dhe atë veç nga Republika e Kosovës. Kudo ku është kërkuar që Serbia të heq dorë nga ndërhyrjet ilegale në Kosovës, Serbia nuk e ka bërë një gjë të tillë, dhe nuk po e bën as sot. Madje këtë e pranon edhe vetë Qeveria e Kosovës, përmes raportit të përmbledhur lidhur me zbatimin e marrëveshjeve që e ka dërguar në Bruksel”, tha Ymeri, duke shtuar se këto ditë jemi dëshmitarë të një marrëveshjeje të negociuar disa herë, asaj për lirinë e lëvizjes, e që ende nuk është hequr barrikada, edhe pse ishin dakorduar kryeministri i Kosovës dhe ai i Serbisë”, thuhet në kumtesën e Vetëvendosjes.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Pikerisht eshté ashtu. Filloi te humb vlera e UCK si dhe e intervenimit te Nato….
    Cdo gje filloi te degjenerohet nga ajo qe i vjen fitim te nje lufte, me cka tani je duke e diskutuar pavarsin dhe lirin tende…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button