Ka hapësirë për tejkalimin e krizës politike!

Kriza e krijuar politike në Kosovë më bllokimin e punës së kuvendit e cila mori shkak nga marrëveshjet e Brukselit ( konkretisht marrëveshja e ashtuquajtur mbi Zajednicen ) dhe Demarkacioni me Malin e Zi janë vetëm një pikë ku mundet të kapën pozitë e opozitë për gjitha ato të këqija që i janë shkaktuar vendit vite me radhe. Problemet e akumuluara në Kosovë të cilët nuk e shihnin dritën e zgjidhjes nga ana e qeverise edhe pas zgjedhje dërguan ne formimin e VLAN-it i cili edhe pse i panatyrshëm nga esenca kishte vullnet për të ndryshuar gjendjen e tendosur në vend.

Gjashtë muaj pritje dhe tani kemi një koalicion edhe me të panatyrshëm se VLAN-i me të drejtë i quajtur Koalicioni i Elefantëve i nënshkruar panatyrshëm, i formuar panatyrshëm dhe i koordinuar panatyrshëm. Kjo pa natyrshmëri që në muajt e parë të qeverisjes sjelli probleme të mëdha me protesta të përgjakshme, me mosbesim mes partnereve, me fyerje ndaj qytetareve, me emërime shabllone e të pakoordinuara mire vetëm e vetme për të arritur premtimet qe z. Thaçi i kishte dhënë Brukselit dhe Beogradit me formimin e Gjykatës Speciale dhe Asociacionit të Komunave Serbe.

Mos transparenca institucionale dhe nëpërkëmbja e opozitës pa një dialog paraprak për çështje madhore sigurisht që ka irrituar jo vetëm opozitën por të gjithë njohësit e çështjeve shtetërorë, një pjese të shoqërisë civile e besa ne mase të madhe edhe qytetarët e Kosovës. Mirëpo në këtë hendek të krijuar sigurisht se edhe pse është krijuar një atmosferë e zymte edhe ne Parlament nga të dyja palët, mendoj se ende ka hapësire për zgjidhje të krizës politike dhe për të ju kthyer normalitetit. Në kuadër të saj mendoj se qeveria dhe Presidentja se bashku me opozitën duhet të ulen në tavolinën e bisedimeve dhe të ndjekin këta hapa:

  1. Se pari, marrëveshjen në mes 5 liderëve politik të partive parlamentare dhe ndonjë përfaqësues të shoqërive civile për krijimin e një qeverie teknike deri në zgjedhjet e ardhshme që duhet të mbahen në Maj ose Qershor të vitit të ardhshëm;
  2. Se dyti, marrëveshja në mes liderëve për të stopuar krijimin e asociacionit deri pas zgjedhjeve të ardhshme me qëllim të dhënies hapësire që të krijohen kushtet për ta shqyrtuar mire se sa është e dëmshme marrëveshja e Brukselit;
  3. Se treti, udhëheqja e qeverisë teknike nga një figurë apolitikë që nuk i përket partive parlamentare por që arrihet një marrëveshje për ndonjë figurë nga shoqëria civile apo edhe ndonjë politolog i cili do të mbante balancën mes partive politike;
  4. Se katërti, pas zgjedhjeve qeveria e ka obligim që të hedhe edhe njëherë në votim marrëveshjen mbi asociacionin apo edhe të krijohen kushtet për një referendum popullor ku qytetaret do të zgjedhin ketë çështje me rendësi;
  5. Se pesti, dialogu i pandërprere më mekanizmat ndërkombëtar për të marr përgjegjësinë qe ju takon institucioneve të vendit në mënyre që kriza e krijuar mos të reflektoj negativisht tek partneret tanë kur dihet qartë se kemi të bëjmë me procese shumë më rendësi për Kosovën dhe qytetaret e saj.

Prandaj duke ndjekur këta hapa do te jetë detyre dhe përgjegjësi e të gjithë mekanizmave në vend qe me gjakftohtësi ti tejkaloj problemet të cilët e kanë renduar vendin tash e sa kohe.

Në të kundërtën nëse presidentja e vendit nuk lëvizë përpara duke ju bërë ftese pozitës dhe opozitës, dhe njëkohësisht të dyja palët nëse nuk lëvizin nga qëndrimet e tyre të barrikaduara rrezikojmë të rrëshqasim në një konflikt civil i cili do ishte me pasoja afatgjate për vendin dhe qytetaret e tij. Prandaj hapësira për komunikim ( edhe pse fyerjet dhe sharjet nga të dyja palët janë në nivelin me te keq të mundshëm)  mendoj se ende ekziston dhe duhet harruar tradhtinë që partneret i kane bërë njeri-tjetrit për hire të Kosovës dhe qytetareve të saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button