Ëndrra për jetën

Maqedonia e sotme paraqet një makth për njerëzit të cilët duhet të jetojnë ëndrrën e tyre për jetën, mes tjerash edhe për shkak se ne që kemi më shumë eksperiencë, nuk ditëm dhe , për fat të keq, akoma nuk po dimë t’i përgjigjemi një pyetjes shumë të thjeshtë. Kush jemi ne dhe cila është vija që duhet të tërheqim për ti harmonizuar të drejtat tona individuale me orientimet tona politike nga të cilat, ja po e shohim, po varen ëndrrat jetësore të trashëgimtarëve tanë.

Viti I Zotit, 2015.  Çdo gjë rrjedh dhe çdo gjë po ndryshon, por ne sikur po lëvizim në ëndërr dhe po shndërrohemi në popull somnambulësh( kërko falje nga somnambulët,  kjo çështje s ka të bën fare me gjendjen e tyre). Së paku, sikur Markezi, të kishim ruajtur ëndrrën për jetën, të kishim ditur ta madhërojmë sikur ai duke qenë të vetëdijshëm se, herët a vonë, do të duhet ta braktisim. Së paku të kishim marrë yrnek nga mjeshtri i realizmit magjik i cili në testamentin e vetë, tha diçka që do mbahet mend për jetë e mot:

“ Në vitet e kaluara në këtë botë, mësova se njeriu ka të drejtë ta shikojë tjetrin nga lartë vetëm  kur do duhet ti ndihmojë që të drejtohet”, tha Gabrieli dhe e dorëzoi shpirtin e vetë fisnik”.

Merret vesh, asgjë s’na obligon sublimimi i eksperiencës jetësore të një latino amerikani, pra testament i njëfarë shkrimtari që, shih çudinë, nuk është as ilir e as maqedon antik. Për shumëkënd, me siguri nuk është fare me rëndësi as fakti që ai margaritar urtie ka mbështetje të fuqishme te të gjitha fetë. Zoti nuk e do mendjemadhësinë e arrogancën dhe nuk i do njerëzit të cilët sillen si zotërues e pronarë të jetëve të të tjerëve.

Por ama, ne po vazhdojmë me hapërimet tona prej somnambulësh, të pavetëdijshëm se shteti në të cilin po jetojmë po konsiderohet si njëri nga më të korruptuarit kurse politikanët tanë po i llogarisni si më të pëqinjtë në rajon. Ne jemi po ashtu të pavetëdijshëm se “veshët e mëdhenj” po na përgjojnë edhe kur po porositim byrekun, se mafiet dhe mafiozët e ndryshëm kanë zënë pritën edhe nëpër institucione dhe po ju kërkojnë fëmijëve tanë tesera partiake të garnuara me ndonjë bankënotë më të madhe evro-amerikane për ti shndërruar në minjë zyrash. E ata të shkretët(fëmijët tanë), të ditur, të diplomuar e të mençur, fshehurazi po marrin pjesë në të gjitha lotaritë e ambasadave amerikane me shpresë se pikërisht ata do të jenë fatlumët që do të fitojnë grin kartën me të cilën do të avullohen nga ky vend që është shndërruar në një asgjë mjedis asgjësë.

Maqedonia e sotme është një makth për njerëzit të cilët duhet të jetojnë ëndrrën e tyre për jetën, mes tjerash edhe për shkak se ne që kemi më shumë eksperiencë, nuk ditëm dhe , për fat të keq, akoma nuk po dimë ti përgjigjemi një pyetjes shumë të thjeshtë. Kush jemi ne dhe cila është vija që duhet të tërheqim për ti harmonizuar të drejtat tona individuale me orientimet tona politike nga të cilat, ja po e shohim, po varen ëndrrat jetësore të trashëgimtarëve tanë.

Çfarë dua të them ?

Dua të them se politika, çfarëdo ngjyrimi pastë, kurrsesi nuk do duhej të guxojë të  na shndërroje në mjeranë të dëgjueshëm dhe kurbanë. Thënë më thuktë, politika edhe guxon edhe dëshiron ta bën një gjë të atillë por ne duhet të jemi ata të cilët do t’ia prishim asaj atë kënaqësi. Ne duhet të të bërtasim deri në kupë të qiellit se nuk pranojmë që çdofarë laperi të sillet me ne sikur me një kope delesh, duke na e ofenduar pikësëpari intelektin. Nga lartë mund të na shikojë vetëm dikush që dëshiron të na ndihmojë të ngritemi nëse jemi rrëzuar . Dhe, nëse ne dhe vetëm ne duam të pranojmë ndihmën e tij. Ja, kjo do të ishte ndihmesa që ne do të duhej t’ua ofrojmë atyre që po vijnë e që duhet të ëndërrojnë ëndrrën e jetës së tyre.

Mjerisht, shumë pak nga ne duket se po e kuptojnë çfarë do të thotë të bëhesh i dëgjueshmi i te fortit. Dëgjueshmëria ndaj të fortit nuk paraqet vetëm shkatërrimin e dinjitetit dhe integritetit personal. Ajo mund të jetë edhe diçka më e tmerrshme. Ajo mund të krijojë edhe te njeriu më i mirë ndjenja urrejtjeje ndaj individëve dhe kolektiveve, varësisht  çfarë dëshiron dhe kë e urren ai që jemi të detyruar ta dëgjojmë.

E ai mund të ketë, mos dhëntë Zoti, ndonjë prej atyre qejfeve morbide që ne, në emër të  “ diçkaje më të madhe”, të çojmë në ajër ndonjë ndërtesë, shkollë apo autobus me fëmijë. Të dëgjueshëm ishin edhe ata të shkretët që në Ankara para do ditësh vranë 100 djem e vajza të reja. Nëse kanë qenë vetëvrasës, Allahu nuk do t’ua falë gjithsesi as vetëvrasjen e as masakrimin e njerëzve të pafajshëm. Nëse janë të gjallë, e tërë jeta që do ta jetojnë do të jetë pa rata fer. Por, sidoqoftë, jam i bindur se urdhërdhënësit e asaj masakre të tmerrshme, sot diku në rehati po buzëqeshën dhe po kënaqen me fuqinë që kanë mbi vullnetin e njerëzve.

Por, që t’ua pamundësojmë bashibozukëve të qeshen e të kënaqen me dëgjueshmërinë tonë, duhet t’ua bëjmë me dije  dhe t’ju kërcënohemi se , nëse ne nuk kemi mundur dhe nuk kemi ditur, duam që të rinjtë tanë të ëndërrojnë ëndrrën e tyre për jetën, nuk duam të bëhen somnambulë sikur ne. Besoni, një kërcënim i tillë do ti tmerrojë ata. Do ti frikësojë deri në palcë fakti që nuk po ju frikësohemi më, sa do që të kenë fuqi dhe para, sa do shërbime e institucione ndëshkimore të posedojnë. E, pastaj, pa kontrollin që kanë pasur mbi vullnetin dhe frikën tonë, le të shkojnë nëpër kampanja e tubime, le të dalin në votime e le ti fitojnë të gjitha votat e mundura. Ne do ta kujtojmë Gabriel Garsia Markezin, mjeshtërinë e realizmit magjik që edhe nga shtrati i vdekjes na dhuroi atë  margaritar nga fillimi i këtij lamenti.

Mos më shiko bre nga lartë, këtë mund ta bën vetëm Allahu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button