Topalli kërcënon gazetarin

Deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli ka kërcënuar një gazetar të Gazetës Shqiptare, për një lajm që ky i fundit ka bërë.

Bëhet fjalë për korrespondentin e Shkodrës, Mirsad Rakaj, i cili ka ngritur shqetësimin e disa banorëve që rrezikojnë t’u merret prona dhe që akuzojnë Jozefina Topallin për këtë gjë. Banorët kanë rreth 25 vjet që banojnë në atë tokë, ndërsa Përmbarimi iu ka lënë afat një javë që të lirojnë banesat.

Ky është lajmi që është përcjellë nga gazetari, i cili shprehet se deputetja e PD e ka kërcënuar atë duke i thënë se “çështjen do ta zgjidhin privatisht”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button