iPhone i ri, fuqizohet nga Intel

Apple do të bashkëpunojë me Intel-in për të krijuar iPhone 7. Sipas një raporti nga VentureBeat, Intel ka punësuar një ekip me 1000 persona për të krijuar çipet për gjeneratën e ardhshme të iPhone-it. Ekipi i Intel-it do të integrojë çipin Intel 7360 LTE tek iPhone 7.

iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus përmbajnë çipin 9X45 LTE të Intel-it. Intel shpreson që modemi i saj të përdoret të paktën nga disa telefona të Apple-it që do të prodhohen në vitin 2016, shkruan Krokodili.al.

Modemi 7360 LTE i Intel-it pritet të dalë në treg nga fundi i këtij viti, ndërsa kompani të ndryshme teknologjike do të fillojnë ta integrojnë atë tek pajisjet e tyre gjatë vitit 2016. Intel e sheh bashkëpunimin me Apple-in si më të rëndësishmin në industrinë e pajisjeve mobile.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button