Strumicë, qytetarët aplikojnë për pasaportë bullgare

Rrëmujë e vërtetë për marrjen e pasaportave bullgare po mbretëron në rajonin e Strumicës. Këtë e vërtetojnë edhe të dhënat zyrtare nga Gjykata themelore në Strumicë, ku në shtator nga gjithsej 496 kërkesa të dorëzuara për marrjen e vërtetimit se nuk ndiqet penalisht, 340 janë për nënshtetësi bullgare, njofton Alsat-M

Edhe për 15 ditët e këtij muaji nga gjithsej 203 kërkesa, madje 180 janë për marrjen e nënshtetësisë bullgare. Gjendja e keqe ekonomike, e ardhmja e pasigurt dhe mundësia për të punuar në vendet-anëtare të BE-së janë shkaqet kryesore që sipas qytetarëve rritet për çdo ditë numri i atyre që dorëzojnë kërkesa për marrjen e pasaportës bullgare.

“Shkak për këtë është varfëria e madhe, çfarë tjetër. Prandaj nxjerrin pasaporta për të ikur në Evropë”.

“Është për keqardhje kjo që po ndodh. Mendoj se rrogat janë të ulëta dhe nuk mund të mbijetoj një familje mesatare me rrogë prej 150 deri 200 euro”.

“Po nxjerrin pasaporta, nxjerrin shumë dhe populli po ik që të mund të mbijetojë”.

Në Klubin kulturor bullgar në Maqedoni, me seli në Strumicë, pohojnë se ka interes të madh për marrjen e pasaportës bullgare. Struktura e moshës së qytetarëve maqedonas që duan të kenë pasaportë bullgare lëviz nga 20 deri 60 vjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button