Befasohet Gostivari në shtëpi, Vëllazërimi e nis mirë me Rexhepin

Skuadra e Gostivarit nuk e ka shfrytëzuar barazimin e Makedonija Gj.P, për tu afruar edhe më shuumë afër pozitës së parë. Futbollistët e Argjend Beqirit janë befasuar në fushë të tyre nga skuadra e  Euromilk që tani ka vetëm një pikë më pak se Gostovari. Rezultati përfundimtar në këtë ndeshje ishte 2:0 për mysafirët.

Trajneri i ri i Vëllazërimit Xhengis Rexhepi ka debutuar me fitore edhe atë duke e mundur një nga skuadrat pretendente për kreun e tabelës Teteksin. Golashënues për Vëllazërimin ishte Briliant Syla i cili shënoi dy golat në pjesën e parë, fillimisht pasi kishin kaluar vetëm 4 minuta lojë dhe më pas golin e dytë e shënoi në minutën 26-të.

Derbi i xhiros së tetë të Ligës së Dytë të Maqedonisë është luajtur në mes skuadrave të Makedonija Gj.P. dhe Pelisterit që ka përfunduar me barazim 2:2.

Rezultatet e xhiros së 8-të:
Gostivari – Euromilku 0:2

Vëllazërimi – Teteksi 2:1

Makedonija Gj.P. – Pelisteri 2:2

Kozhuf – Skopje 0:3

Pobeda – Lubanci 3:0.

Tabela: Makedonija Gj.P 17 pikë, Gostivari 12, Pelisteri 12, Teteksi 11, Pobeda 11, Euromilk 11, Lubanci 10, Vëllazërimi 9, Skopje 9 dhe Kozhufi 3. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button