Erdogan: Nobel nuk ka në interes 2.5 milionë refugjatë që ndodhen tek ne

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim në ceremoninë e hapjes së Samitit W20, i zhvilluar në kuadër të G20, ka theksuar se pjesëmarrja e grave në fuqinë punëtore është një mundësi e rëndësishme për të soguriar nevojën në rritje. Erdoğan tha ndër të tjera se: “Për të përfituar nga këto mundësi duhet të diskutojmë sëbashku se çfarë mund të bëhet. Hapja e rrugës për gratë dhe të rinjtë bashkë me cilësinë, dhe ofrimin e mundësive përmes zhvillimeve teknologjike janë të mundura vetëm me një rritje gjithëpërfshirëse”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Një prej vendimeve më të rëndësishme që kemi marrë si vende të G20-ës vitin e kaluar ka qenë në lidhje me gratë. Ne si Turqi deri në vitin 2025 kemi miratuar objektivin botërorë për reduktimin në masën 25 përqind të dallimit të grave dhe të meshkujve në fuqinë punëtore. Për të arritur këtë objektiv, kjo nënkupton se brenda 10 viteve në të gjithë botën duhet të përfshijmë në fuqinë punëtore 100 milionë gra në të gjithë botën” ka pohuar Erdoğan.

-Revolucioni në Siri ka mbetur mbrapa, tashmë ajo që po përjetohet është lufta për shpëtimin e popullit”-

Erdoğan duke u shprehur se ato që po përjetohen sot në Siri nuk janë kërkimi i një revolucioni, ajo fazë ka mbetur prapa ka vazhduar më tej: “Tashmë ato që po përjetohen në këtë vend është lufta për shpëtimin e popullit në Siri. Si një vend që ka përjetuar Luftë Çlirimtare ne e kuptojmë shumë mirë popullin e Sirisë. Ne si Turqi ashtu si çdo vend që duhet të jetë në anë të demokracisë dhe të lirisë mbështesim luftën çlirimtare të popullit të Sirisë”.

‘Të qëndrosh kundër terrorizmit është një qëndrim moral”-

Erdoğan duke vënë në dukje se pavarësisht emrit, qëllimit, drejtimit Turqia në të njëjtën mënyrë është kundër të gjithë organizatave terroriste, ka theksuar se të mbështesësh disa organizata terroriste, dhe ndaj disa të tjerave të dukesh sikur po i lufton ashtu siç bëjnë disa vende të bën të kuptosh se qëndron në anën e terrorizmit.

Duke theksuar se të qëndrosh kundër terrorizmit është një qëndrim moral Erdoğan ka vazhduar më tej duke u shprehur se: “PKK, PYD, YPG bashkë me DAESH dhe të gjithë organizatat e tjera terroriste i shikojmë në të njëjtin nivel si organizata të rrezikshme për njerëzimin dhe luftojmë kundër tyre. Ata që nuk japin mbështetjen e nevojshme ndaj Turqisë në luftën kundër terrorizmit, ata që japin mbështetje nga poshtë ose që qëndrojnë poshtë këtyre organizatave duhet ta dinë mirë se bashkë me rajonin po e tërheqin në një fatkeqësi të gjithë botën”.

“Jepen çmime Nobel sipas porosisë”-

Presidenti Erdoğan ka pohuar ndër të tjera se: “Po ndodhin zhvillime të çuditshme. Del njëri e flet për refugjatët e thotë ja ‘ne’ do të ‘pranojmë 30 mijë, 40 mijë refugjatë’ dhe më pas tregohet si kandidat për çmimin Nobel, si është e mundur kjo. Ne tani kemi 2.5 milionë refugjatë. Askush nuk interesohet për këtë çështje. Sepse edhe Nobel-i është politik. Shumë prej jush e dinë se si jepen çmimet e Nobel. Jepen çmime Nobel sipas porosisë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button