Shkollat me mungesë të teksteve shkollore, Adilaqim Ademi nuk e realizoi premtimin

Premtimet e ministrit të Arsimit Ademi, se brenda një jave të gjitha shkollat në vend do të furnizohen me tekstet shkollore, nuk u realizuan. Një muaj më parë vet Ademi për mungesën e teksteve kishte fajësuar drejtorët e shkollave, njofton Alsat-M.  Përgjegjësit e shkollave ku mungojnë tekstet shkollore thonë se deri më tani janë furnizuar vetëm me një pjesë të teksteve, të cilat nuk plotësojnë nevojat e numrit të madh të nxënësve.

“Kërkesat janë dërguar deri te MASH dhe presim që tekstet të zëvendësohen. Ata na dhanë fjalën se do të bëhet zëvendësimi i librave, por kur dhe si do të bëhet nuk e dimë. Ngelet që nxënësit ende të mësojnë nga ato libra të amortizuara, të vjetra. Sa ka efekt dhe sa mundet, vlerësojnë vetë pedagogët dhe profesorët. Edhe për ne ka kërkesa shumë të mëdha. Kemi presion nga prindit dhe profesorët e shkollës”, deklaroi Abil Baush, zv/drejtor i SHMQSH ”Zef Lush Marku”.

Të njëjtin problem e kanë edhe në shkollën fillore “Imri Elezi”.
Ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi sot nuk deshi të komentojë premtimet e parealizuara për furnizimin e shkollave me tekste.

Lajme të ngjashme

Komentet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button