“Hixhreti” politik i BDI-së!

Miq të dashur,

Është për keqardhje të lexosh, e dëgjosh se si filloi të shpartallohet BDi-ja si parti politike, vetëm për arsyen se u proklamuan një decenie si trashëgimtarë të kryengritjes . Ishin këta trashëgimtarë të vetëm apo jo, është çështje tjetër, por është fakt se pronësuan gjithçka mbi vete, edhe gjakun e dëshmorëve por nuk arritën të bëjnë gjë as për dëshmorët ,as për familjet e tyre e as për barazinë tonë.

BDI, në fakt establishmenti i sajë, pati rastin ideal për ta demontuar antishqiptarizmin e partnerit të sajë në qeveri VMRO-DPMNE-së të Nikolla Gruevski, me braktisjen e qeverisjes bile së paku para një viti. Po të kishte bërë këtë, kur ne që po shkruajmë u sugjeronim me argumente për një hap të tillë, ai vendim do të vlerësohej si “Hixhreti” politik i BDI-së, që pastaj do ti mundësonte reforma, freskime dhe devotshmëri më të madhe në anëtarësinë e sajë.

Por, establishmenti i sajë, është më se qartë tani dhe kur do herë se, për shkak të implikimeve në qeverisje kriminale dhe shpërdorime qiellore me pushtetin , dhe për shkak të shantazhimeve në forma të ndryshme nuk kanë guxuar të bëjnë shpërnguljen nga ortakia e pushtetit.

Ky “hixhret” politik për BDI-në do të ishte rilindje politike, forcë popullore dhe moment për rikëndellje për veprim të mëtutjeshëm. Tani si duket ka mbetur  BDI “Hixhretin” ta realizojë vetëm për tu locuar diku në errësire dhe vetëm kur të kthjellet lidershipi i sajë, drita ti lajmërojë se kaloi fortuna, dhe me qetësi të dalin e tu sqarojnë qytetarëve se çka kanë bërë për barazinë politike e juridike të tyre që aq shumë e trumbetuan një dekadë.

Nuk mund ta mbuloni diellin me shoshë, sepse kur gjenerali ndahet nga komandanti i parë, edhe sikur të mbeten miq edhe më tutje, pa dyshim se ajo reflekton në ndarjen edhe të “ushtarëve”. Dhe me që po ashtu një dekadë pa të drejtë “pronësimi” u thirrët tek ish ushtarët, dhe se nga një ushtri e bëtë një parti, tani nga një parti do të bëni dy ,,ushtri,,. Dhe mos harroni ,BDI ,nëse nuk zbatoni me urgjencë rifreskimin e partisë me djem të devotshëm ,ju do të shpartalloheni si kullë nga kartoni, ani pse mijtë nuk mund të tundin malet por mijtë ua brejnë rrënjët lisave të mëdhenj e të korruptuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button