Hungaria përfundon gardhin në kufi me Kroacinë

Qeveria e Hungarisë ka thënë se ka përfunduar gardhin në kufi me Kroacinë, në përpjekje për të ndaluar fluksin e migrantëve.

Janos Lazar, shef i stafit të kryeministrit Viktor Orban, ka thënë se vendimi për mbyllje të kufirit mund të merret shpejt.

Ai ka thënë se Hungaria është duke u konsultuar me Austrinë dhe Gjermaninë në lidhje me çështjen.

Afro 380,000 migrantë kanë hyrë në Hungari këtë vit.

Hungaria ka ngritur po ashtu gardh me tela në kufi me Serbinë.

Gati të gjithë migrantët që hyjnë në Hungari vazhdojnë drejt Austrisë dhe Gjermanisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button