Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së do të zgjidhen pesë anëtarë të rinj të përkohshëm

Në KS të OKB-së i cili është përgjegjës për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare ndodhen 15 vende anëtare, ku 5 prej tyre janë anëtare të përhershme, ndërsa 10 vendet e tjera janë të përkohshme dhe marrin pjesë në periudha dy vjeçare në Këshill.

OKB  (AA) – Në një votim i cili do të mbahet ditën e  sotme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së do të përcaktohen 5 vende si anëtare të përkohshme të cilat do të shërbejnë për në këtë Këshill gjatë vitit 2016-2017, raporton Anadolu Agency (AA).

Në KS të OKB-së i cili është përgjegjës për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare ndodhen 15 vende anëtare, ku 5 prej tyre janë anëtare të përhershme, ndërsa 10 vendet e tjera janë të përkohshme dhe marrin pjesë në periudha dy vjeçare në Këshill.

Nga 10 vendet anëtare të përkohshme afati kohor rinovohet çdo vit për 5 vende. Për arsyen se këtë vit vendet që do të zgjidhen janë të përcaktuara, kjo i ka kthyer zgjedhjet në formalitet ku për vitin 2016-2017 pritet që në seancën e stome të zgjidhen Japonia, Egjipti, Ukraina, Uruguai dhe Senegali.

Ndërsa vendet që plotësojnë detyrën dy vjeçare në fund të këtij viti janë nga Grupi Afrikan, Çadi dhe Nigeria, ndërsa nga grupi i Azi-Paqësor, Jordania dhe nga grupi i Amerikës Latine dhe i Karaibeve, Kili si dhe nga grupi i Evropës Lindore, Lituania.

Anëtarët e rinj do të fillojnë detyrën e tyre në Këshill më 1 janar dhe do ta vazhdojnë deri në 31 dhjetorë 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button