Kuvendi i Kosovës është shndërruar në mjegulli politike

 

Mjegullira dhe gazë –llotësjellsi që po përsëritet ne kuvendin e Kosovës nuk janë vetëm mjegull apo tym që shihet i shpërndara ne sallën e kuvendit, po kjo është shumë më tepër mjegulli politike e cila po krijohet nga grupet te cilët janë me qëndrime të njëjta qoftë të profilizimit apo konceptit politik që në fakt janë duke punuar jo vetëm për të ardhur në pushtet siç janë rregullat demokratike ku më anë të votës merr obligimin qytetar, po qëllimi i tyre njëherit ta sjellim vendin ne trazira dhe konflikte civile e pastaj te shkohet ne zgjedhje apo hyrje në qeveri qoftë edhe qeveri e spektrit të gjerë.

Tash Kuvendi i Republikës së Kosovës po i ngjason ma tepër Parlamenteve të Kores së Veriut dhe Ukrainës, po ne këto shtetet kemi parë ngjarje dhe sjellje te tilla me hedhje të gazit-llotësjellsit, këto skenare dhe këso pamje dhe bllokada, nuk i duhen Kosovës ku të gjitha shtetet mike dhe aleatet ma të  mëdhenj që sollën Kosovën deri këtu dhe vazhdojnë ta ndihmojnë edhe më tutje.

Po mos të harrojmë se edhe skenaret në kuvendin e Serbisë kryesisht opozita atje dëshiron që sipas tyre udhëheqësit serbë ne dialog dhe darka ne Bruksel mos ti dorëzon presioneve  atyre shteteve mike  Kosovës më krye Gjermanin ku si kusht Serbisë ja ka vu hapjen e kapitullit 35 ku Serbisë i kërkohet direkt heqje dorë  nga Kosova.

Dhe ne këtu në Kosovë këto turbullira dhe situata që të shpien deri te ndonjë  trazirë nuk i kontribuojmë askujt ma shume se sa vendeve armike te Kosovës ku këto vende armike madje të kenë material për ti kundërshtar vendet mike të Kosovës qoftë ne këtë kohe ku Kosova pritet te anëtarësohet ne UNESCO dhe shumë procese të dobishme për Republikën e Kosovës.

Ne qytetaret e Republikës jemi ata që duhet punojmë së bashku më faktorin ndërkombëtar dhe forcat politike vendore që ketë vend ta dërgojmë ne instanca ma larta botërore deri ne Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në organizatat zhvillimore  Globale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button