Bullgaria kërkon riatdhesimin e Maries

Qeveria bullgare do të kërkojë riatdhesimin e Marias, 6-vjeçares bionde të gjetur në një kamp romësh në Greqi.

Maria u shndërrua në një kryelajm kur më parë gjatë Tetorit, aparencat e saj të pazakonta ranë në sy të policisë që arrestoi kujdestarët e saj për trafikim fëmijësh dhe detyroi INTERPOL-in të niste një kërkim ndërkombëtar për prindërit biologjikë të saj.

Pas disa ditësh kërkimesh, testi i ADN-së tregoi se Maria ishte një vajzë e një çifti romësh me dhjetë fëmijë në Bullgari, që i kishin dorëzuar vullnetarisht të bijën çiftit të romëve të zhvendosur në Greqi.

Ngjyra e saj e ndryshme e lëkurës shpjegohej me faktin se e mitura ishte albine, ashtu si një prej vëllezërve të saj biologjikë.

Pas konfirmit të prejardhjes së saj, Sofja zyrtare informoi gjatë së martës se do të kërkojë të rikthejë në vend vajzën.

“Agjensia Bullare për Mbrojtjen e Fëmijëve do të kërkojë rikthimin e saj, pasi provat gjenetike provuan se Maria është vajza e Sasha Atanas Rusevës, një shtetas bullgar”, deklaroi institucioni.

Pas riatdhesimit, 6-vjeçarja pritet të vendoset në një jetimore, ndërsa nuk dihet nëse prindërit e saj të papunë do të kërkojnë kujdestarinë dhe nëse kjo do t’u lejohet edhe nëse do të ndodhë, pasi ishin vetë ata që e braktisën pas lindjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button