Kur fyhen shqip edhe “kafshët”

Gjuha është mjeti kryesor i komunikimit i njerëzve dhe ka të bëjë më përdorimin e simboleve për t’u kumtuar mesazhe të tjerëve apo vetvetës. Një nga pikat ku ne ndryshojmë prej kafshëve të ulta është aftësia jonë e zhvilluar për ta mësuar dhe për ta përdorur gjuhën me lehtësi.

Do citoja në këtë rast gjuhëtarin e shquar danez, Holger Pedersen, i cili përveç që studion gjuhën shqipe, ka dhënë një mesazh se sa e bukur është gjuha amë. ”Gjuha shqipe është i vetmi mjet i ndriçimit dhe përparimit moral. Ajo është një gjuhë e fuqishme dhe e bukur që duhet të jetë krenaria e folësve të saj dhe një mjet i shenjtë për zhvillimin kulturor dhe intelektual të kombit të vjetër shqiptar”.

Kohët e fundit jemi dëshmitarë, sesa është degraduar kjo gjuhë, thuajse në të gjitha sferat e shoqërisë. Përdorimi i fjalorit fyes në publik, duke filluar nga sharjet dhe etiketimet më të rënda si: sahanlëpirës, hiena,gomar, lopë e çmendur, hajn, mafioz, sharlatan etj, e nganjëherë nuk kursehet as krijesa më e çmuar “Nëna”, janë bërë thuajse të përditshme në diskursin e një kulture demokratike.

Ky lloj komunikimi i shprehur me plot mllef e urrejtje, poshtërime, duke akuzuar dhe mbi mbaza morale, padyshim që është i papranueshëm, ngase shpeshherë shkakton ngritje tensionimi të situatës paraprake edhe për shikuesit, lexuesit, është e rëndë, qoftë vetëm kur e dëgjojmë.

Agresioni verbal i shfaqur qoftë me fjalë, apo dhe me sjellje në mes palëve debatuese, do të duhej të kishtë më shumë tolerancë dhë mirëkuptim reciprok, pasi fyerjet duke krahasuar njëri- tjetrin më figura kafshësh, është mangësi profesionale e intelektuale e gjuhës, të cilën e shkruan dhe flet. Në këtë rast njeriu, përveç që fyen vetvetën dhe të tjerët, do të duhej të ndiente keqardhje që fyen dhe kafshët.

Por ka dhe momente të tilla, kur njeriu shfaq tërë dufin e thotë një diçka reale. Duke mos patur guxim të shprehet lirshëm e duke u ndrydhur në vete, në ato çaste i shpëton ndonjë fjalë që për opinionin mund të duket e vërtetë. Nuk thonë kot “njeriun vlersoje kur është në gjendje të dehur e të tensionuar”.

Në përdorimin e gjuhës duhet të kemi kujdes, pasi kjo mund të sjellë dhe ndikim negative, kur janë në pyetje fëmijët, pasi ata nuk arrijnë të perceptojnë dhe të dallojnë realitetin nga ajo që shohin nëpër ekrane. Duke parë atë fjalor që shfaqet në ekran, fillojnë ta zbatojnë në rrethin social të tyre.

Prandaj fjalori degradues përfaqëson pasqyrën më të keqe të një shoqërie, mungesë edukimi dhe arsimimi, etike, qoftë në arritjet shkencore, pasi folësit publik në këtë rast duhej të jenë shembull për të rinjtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button