Lëvizja Besa: Jemi përkrah Këshillit të Prindërve të shkollës “Imri Elezi” – Shkup

 Këshilli vendor i Lëvizjes Besa – Çair, reagon ndaj politikave diskriminuese arsimore që po zbatohen në shkollën “Imri Elezi (Nikolla Vapcarov)”, por edhe ndaj përgjegjësve për arsim në Komunën e Çairit, si edhe ndaj Ministrisë së Arsimit të Maqedonisë, që udhëhiqet nga një kuadër i BDI-së, njofton Portalb.

“Lëvizja Besa e përkrah fuqimisht Këshillin e Prindërve në reagimin e tyre për të siguruar kërkesat elementare për nxënësit që janë ardhmëria jone. Prandaj u bëjmë thirrje organeve kompetente, që urgjentisht të hapen klasa shtesë dhe kështu një herë e përgjithmonë të zgjidhet problemi me numrin e shtuar të nxënësve, në mënyrë që procesi mësimor të zhvillohet normalisht. L.Besa, qëndron pranë Këshillit të Prindërve të kësaj shkolle, të cilët i inkurajojmë që mos të lëshojnë pe dhe të luftojnë për të drejtat e fëmijëve të tyre deri në realizimin e këtyre problemeve elementare, ndërsa kërkojmë nga të gjitha instancat arsimore, që nga drejtoria, Komuna e deri te ministri i Arsimit nga radhët e BDI-së, që këtyre fëmijëve t’u sigurojnë kushte për zhvillimin e mësimit në gjuhën e tyre amtare konform Ligjit për arsim fillor”, thuhet në deklaratën e Lëvizjes Besa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button