Buxheti 2016: PDSH thotë se realiteti e dëshmon diskriminimin e shqiptarëve, BDI s’e pranon

Ka vazhduar edhe sot debati në Komisionin për financimin e buxhetit, pranë Kuvendit të Republikës se Maqedonisë, ku në rend dite ka qenë propozim ligji për buxhetin e Maqedonisë. Bashkë-qeveritarët e VMRO-DPMNE-së, Bashkimi Demokratik për Integrim, nëpërmes deputetit Rexhail Ismaili kanë mbrojtur bindjen e shprehur dje nga Zoran Stavrevskit se buxheti nuk ndahet në aspekte etnike. Ndërkaq, PDSH ka akuzuar ashpër qeverisjen e deritanishme të BDI-së dhe diskriminimin që po i bëhet shqiptarëve po nga buxheti i shtetit.

“Buxheti nuk ndahet në aspekte etnike. Për të bë ndarje etnike, realisht duhet të bëhet studim, i mirëfilltë. Nga bllok dotacionet, për 17 komuna të cilat udhëhiqen nga shqiptarët ndahen 28%. Kemi bë analizë edhe për komunat që nuk udhëhiqen nga shqiptarët po ka një numër të konsiderueshëm të shqiptarëve, komuna këto që marrin 31% nga bllok dotacionet. Është e pamundur ndarja etnike e buxhetit”, ka thënë Rexhail Ismaili.

Sipas tij, raporti për bllok dotacione për rrogë për të punësuarit në arsim, kalon shifrën mbi 25%. Si dhe investime tjera në kulturë në zona tjera zhvillimore, bujqësi, investime rurale.

Për deputetin e PDSH-së, Bekim Fazliu, të kota janë statistikat për të cilat flet Ismaili, kur realiteti dëshmon krejtësisht diçka tjetër.

“Për çfarë dotacione flisni, shumica e këtyre dotacioneve janë për shkolla fillore e të mesme. A e dini sa është numri i nxënësve shqiptarë karshi atyre maqedonas, 50%. Që do të thotë se këtu kemi diskriminim të paparë. Përditshmëria ju demanton, ju demantojnë kushtet nëpër të cilat mësojnë nxënësit tonë, nuk kanë kushte elementare” deklaroi Fazliu.

Sa mjete janë ndarë për Shipkovicën, pyet Fazliu, asnjë denarë nuk ka, për mospërsëritjen e tragjedisë në të ardhmen.

“Sa mjete janë paraparë për lagjen e Trimave në Kumanovë, lagje që nuk ka kushte elementare. Rrugë mjerim, kanalizim mjerim… nuk ka mjete për lagjen e Trimave, për Shipkovicën e vendeve tjera që janë në rrezik potencial. Ne ende flasim për ujë për pije. Burimet janë në vendbanimet shqiptare ato vendbanime shqiptare nuk kanë ujë, rasti i Likovës. Plotë vendbanime të komunës së Sarajit nuk kanë ujë, raste të njëjta edhe në Tetovë… ja këto janë problemet e shqiptarëve” theksoi Fazliu.

Mëtutje Ismaili është mbrojtur duke thënë se: “Ne si pjesë e Qeverisë jemi ballafaquar me problemet në lagjen e Trimave, kemi bërë kompenzimin e njëjta është bërë edhe me rastet në Tetovë.

Nga PDSH kanë garantuar se ditëve në vazhdim me amendamentet që i kanë dorëzuar do të mundohen që ta dëshmojnë diskriminimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button