Lajm pa strukturë dhe dëshmi

[Recension: Prishet pasaporta diplomatike e Sasho Mijalkov]

Ndër rregullat bazë të gazetarisë është që lajmi të ketë strukturë, të jetë i lexueshëm dhe i rregulluar në aspektin stilistik. Përveç kësaj, dëshmitë dhe faktet të cilat vërtetojnë atë për të cilën gazetari informon, duhet të jenë pjesa kryesore e lajmit, pasi ata e bindin lexuesin për vërtetësinë e tij. Gazetari profesionist, para se të shkruaj gjithmonë kujton “6W” dhe piramidën e përmbysur.

Prishet pasaporta diplomatike e Sasho Mijalkov  screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Prishet pasaporta diplomatike e Sasho Mijalkov”

Data dhe koha e publikimit: 09.10.2015

Data e recensionit: 09.10.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Lajmi që po recensojmë trajton një çështje me interes të veçantë për opinionin tonë, por përveç mungesës së fakteve edhe tekstin, autori, nuk e ka bërë sipas rregullave gazetareske.

U prish pasaporta diplomatike e ish shefit të DSK-së, Sasho Mijalkov, vërtetuan nga ministria e punëve të jashtme.

Lexuesit në tekst nuk i ofrohet prononcimi zyrtarë i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Në tekst gjithashtu thuhet: “Para dy ditëve Mijalkov deklaroi se heq dorë nga pasaporta”, por këtë lexuesi nuk ka si ta besoj, përderisa mungon deklarata e ish drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov.

Paragrafi në vijim e përcakton qartë se lajmi që po recensojmë nuk ka strukturë. Teksti është përmbledhje e disa fjalive të palidhura ndërmjet tyre në mënyrë kronologjike që në tërësi të kishin një kuptim më të qartë. Nga Ministria e Punëve të Jashtme si kompetente për dhënien e pasaportës diplomatike, autori e shpërqendron lexuesin tek Ministria e Punëve të Brendshme, pa mos i sjellë lexuesit dëshmi se kur është bërë kërkesa për dhënien e pasaportës dhe kur e ka fituar të njëjtën personi me emrin Sasho Mijallkov.

Ministria e punëve të brendshme deri te MPJ ka dërguar kërkesë për dhënien e pasaportës diplomatike për një person drejtues me autorizime të posaçme që ka të bëjë për Mijalkov. Ministri i punëve të brendshme, Mitko Çavkov, dje në pres konferencë nuk kishte as përgjigje as koment rreth kësaj çështje.

Autori është dashur të hulumtojë më shumë për faktin se të dyja ministritë heshtin për skandalin me pasaportën diplomatike të ish kreut të DSK-së, Sasho Mijallkov të cilit, i njëjti i është dhënë për funksionin e paqartë “Ekspert”. Gjithashtu përmes sfondit që mungon, autori do të informonte publikun se pasaporta diplomatike të njëjtit i është mundësuar gati katër muaj pas dorëheqjes së tij nga funksioni drejtor i DSK-së, fakt që ja vlen të hulumtohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button