Petrit Selimi goditet në kokë me vezë (Video)

Në një video shihet se si gjatë mëngjesit të sotëm aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë sulmuar me vezë zëvendësministrin e punëve të Jashtme, Petrit Selimin.

Aksioni është zhvilluar pranë objektit të Qeverisë së Kosovës, derisa Selimi ishte duke ecur rrugës.

Frashër Krasniqi, zyrtar për informim në Lëvizjen Vetëvendosje, ka pranuar se aksioni është zhvilluar nga aktivistë të kësaj lëvizje.

“Ky është aksion në vazhdën e aksioneve për pengimin e punës së zyrtarëve qeveritarë deri në tërheqjen e marrëveshjeve me Serbinë”, tha Krasniqi për KosovaPress.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button