Avionët luftarakë rusë në Siri sulmojnë vendbanimet nën kontrollin e opozitarëve

Si pasojë e sulmeve ajrore të Rusisë në rajonet Hajan të Halepit dhe në zonat periferike të Idlibit humbin jetën 8 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga zyrtarët e Mbrojtjes Civile në Halep mësohet se avionët luftarakë rusë kanë goditur vendbanimet në rajonin Hajan në Halep të cilat ndodhen nën kontrollin e opozitarëve. Zyrtarët e Mbrojtjes Civile duke theksuar se gjatë sulmeve kanë humbur jetën 7 persona, u shprehën se të plagosurit janë nxjerrë nga rrënojat me mundësi të kufizuara.

– “Avionët rusë bombarduan njerëzit që po përpiqeshin të nxirrnin të tjerët që kishin mbetur nën rrënoja”-

Ebu Ahmed, nga ekipi i Mbrojtjes Civile në një deklaratë duke vënë në dukje se në rajonin Hajan ka patur një shpërthim të fuqishëm ku më pas ekipi i mbrojtjes civile ka vajtur në vendngjarje shprehet se: “Avionët e ushtrisë ruse kanë bombarduar civilët në një zonë ku nuk janë të pranishëm grupe të armatosura dhe organizata terroriste DAESH. Si pasojë e sulmeve nxjerrim njerëzit nga rrënojat. Rusët kanë nisur të bombardojnë çdo ditë rajonet”.

Ahmed ka pohuar ndër të tjera se: “Avionët rusë na sulmuan sërish ne që po përpiqeshim të nxirrnim personat nga rrënojat. Në sulmin e dytë pati të vrarë dhe të plagosur, ato që u vranë ishin të gjithë civilë. Në zonën e sulmit nuk kishte asnjë grup të armatosur. Që prej dy ditësh e deri tani ka shkatërruar plotësisht 5 shtëpi”.

Abdurrahman Hıdır, një prej aktivistëve lokalë në Idlib ka theksuar se si pasojë e sulmeve ajrore të avionëve rusë ndaj vendbanimeve në fshatin Sultan në Idlib ka humbur jetën 1 civil dhe janë plagosur 7 të tjerë.

Ndërsa dëshmitarët kanë theksuar se në sulme janë shkatërruar një numër i madh i shtëpive dhe se avionët në rajonin e Idlibit kanë sulmuar vendbanimet civile.

Lajme të ngjashme

Back to top button