Komiteti Helsinkut: Institucionet nxisin gjuhë të urrejtjes

Institucionet jo vetëm që nuk e dënojnë por as nuk luftojnë kundër gjuhës së urrejtjes, përkundrazi e nxisin, thuhet në analizën e fundit në këtë temë të punuar nga Komiteti Helsinkut, në kuadër të projektit për luftën kundër gjuhës së urrejtjes. Sipas analizës, gjuha e urrejtjes merr hov më të madh gjatë fushatës parazgjedhore, ndërsa e promovojnë edhe vetë politikanët, transmeton Portalb.

“Ekziston vetëdije e ulët te qytetarët se çfarë në fakt paraqet gjuha e urrejtjes. Për këtë qëllim ne kemi ndërmarr disa aktivitete për ta ngre vetëdijen te qytetarët, prokuroria publike ka qasje të dobët drejt gjuhës së urrejtjes, definimi ligjor është shumë i dobët dhe nuk ka efekt. Projekti përmban aktivitete që përmbajnë lobim për prevenimin e gjuhës së urrejtjes, si dhe rritjen e vetëdijes te qytetarët”, deklaroi koordinatorja e projektit Elena Brmbeska.

Sipas analizës, numri më i madh i ankesave për gjuhën e urrejtjes është nga aspekti etnik, religjioz dhe nacional, ku asnjë etnikum nuk kursehet me ç’rast ka edhe përleshje fizike./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button