Kot e keni!

 

Kohëve të fundit, pas shumë tendencave të dështuara, faktori politik dhe opinionbërës maqedonë po demonstrojnë një nervozë histerike.  Ne vetë po shohim një dështim dhe një dëshpërim për atë që kane dhënë  shumë energji. Ata sot shohin fundin e tyre në përpjekje për të shkatërruar shqiptarët. Janë duke përdorur të gjitha mjetet dhe të gjitha mënyrat  në këtë fazë krize të tyre politike.

Edhe pse me cdo kusht tentuan për të shkaterruar fuqinë shqiptare,t’a percajnë dhe defaktorizojnë faktorin shqiptar, rezultatet po u mungojnë. Tentuan e tentojne akoma. Në një sinhron te plotë kombëtar antishqiptar, i gjithe faktori maqedon, duke përdorur edhe disa “satelite” shqiptarë si pjesë e strategjisë për përcarje të  shqiptarëve. Sa e turpshme është që në të njejtin kor brohoritës me Milenko, Latas, Caci, Janko, Zoran…të jenë edhe emra Arsim, Ramazan, Ramadan, Bajram….! Turp qe do t’u ngelë gjatë mbi supe.

Faktori publik maqedon  përskaj mosmarrëveshjeve ideologjiko politike , kur vjen puna për dëm te shqiptarëve , perdorin figura që atë punë në të kaluarën e kanë bërë mirë.

Të gjithë arsenalin e kanë nxjerrë në punë! Edhe pse të burgosur dhe akuzuar për aferë antishtetërore, sipas qeverisë, Slobodan Bogoevski si një ndër misionaret e suksesshëm për përcarjen shqiptare dhe shizofren-gazetari Zoran Bozhinovski -shpifës ordiner ,sot  po përdoren për të goditur shqiptarët. Me djallëzinë e tyre antishqiptare, ata mundohen të godasin kokën e faktorit më të rëndësishëm shqiptar në Maqedoni. Godasin kokën e BDI-se, faktorit garantues të të drejtave të shqiptarëve. Jo që ajo nuk ka ndodhur në të kaluarën nga  qarqe të njejta, duke publikuar gjoja dosje të shpifura, atentat, përcarje  dhe shpifje e inskenime permanente…por sukses kurrë nuk kanë pasur. Edhe tani dështim do të pësojnë . Falë atij dështimi ,nervozizmi akoma ka për t’u shtuar!

Sepse edhe përskaj gjithë këtyre veprimeve dhe percarjeve të inskenuara, goditjeve të fëlliqura të figurëss emblematike të Ali Ahmetit, qëllimin përcares dhe vëllavrasës nuk ja arritën dot . Edhe përpos gjitha këtyre goditjeve, të gjitha me qëllim të rrëzimit të Ali Ahmetit, filozofia e tij nuk ndalon së punuari për bashkim dhe fuqizim të shqiptarëve. Më ka befasuar tej mase një deklaratë e para disa ditëve e zëdhënësit të BDI-se, Bujar Osmani, i cili në këtë situatë llumi politik, kur gjithë shigjetat antishqiptare janë lëshuar për ta goditur Ali Ahmetin dhe BDI-në, bëri një thirrje ,sa altruiste politike por teper fisnike kombëtare, përmes së cilës apeloi për bashkim të të gjithë faktorit opozitar  shqiptar, vetëm e vetëm që të mos përcahet vota shqiptare! Eshtë për t’u habitur për një parti politike që të kërkon një gjë kaq idealiste kombëtare. Mirëpo kur ky qëndrim  vjen nga partia e udhëhequr nga filozofia e bashkimit të shqiptarëve,që më së miri deri tani ka përfaqësuar Ali Ahmeti, të tregoj drejt,nuk u habita fare.

Vetëm një gjë po më vjen të mendoj pak më gjatë: si ka mundesi që ky person gjen ate fuqi shpirtërore, edhe pse i goditur gjer në pabesi dhe në mënyrat më të fëlliqura,të bën atë apel për bashkim të kundërshtarëve te tij politik, që mbi të gjitha do të dëmtonte partinë politike që ai i prinë?!

Pikërisht kjo habi e imja është edhe nervozizmi i faktorit maqedon dhe dashakeqësve shqiptare. Pikërisht ky është ai “mission imposible” që po u ndodh atyre. Kurrë nuk arritën për 14 vite ta nxjerrin nga natyrshmëria e tij edhe përpos lojrave të fëlliqura që janë bërë në kurriz të tij.

Unifikimin e shqiptarëve kurrë nuk kanë arritur që ta heqin prej filozofisë së tij të funksionimit. Atë e ka dëshmuar që në diten e parë të ardhjes në Maqedoni dhe krijimit të UCK-së.

Gjithashtu ai dëshirën për bashkim të shqiptarëve e ka dëshmuar edhe pas mbarimit të konfliktit në 2001 me insistimin e tij për të krijuar Këshill Kordinues të partive politike  shqiptare dhe që dështoi  falë duarve të zgjatura të strukturave të dyshimta. E ka treguar me koalicionime idealesh në të gjitha ciklet zgjedhore. E deshmoi edhe atëherë kur tentuan t’i bëjnë atentat , duke falur dorasin nën moton “Nuk kam plumba për shqiptarë”. E ka dëshmuar edhe në shumë raste tjera, edhe praktikisht edhe deklarativisht. Eshtë lideri i vetëm politik në këta treva që nga goja e tij nuk ka rrjedhe asnjë sharje, asnjë urejtje, asnjë shpifje, asnjë thirrje përcarese.

E si mos u pengonte ky njeri atyre që ndiqen nga filozofia fashisoide antishqiptare?!

Për t’u kthyer sërish te thirrja që BDI u bëri të gjithë partive shqiptare, me qellimin e vetëm të mos-hupjes së deputeteve, ajo edhe njëherë sfidon të gjitha ata zëra që trumbetojne si instrumente të “Orkestrës së Djallit”. Edhe njëherë BDI dhe Ali Ahmeti qëndrimin e tyre e kanë mbipolitik dhe të shenjtë. Ali Ahmeti me këtë deklaratë ka kaluar interesat partiake dhe pushtetin, të cilat do t’i kishte të përjetshme me këtë përcarje më të madhe në histori që shqiptarët janë duke bërë kohëve të fundit. Edhe pse Ali Ahmeti me deshirën më të madhe po tenton unifikimin e faktorit politik opozitar shqiptare, nuk e di se a do te arrihet?! Jam shumë pesimist në këtë mision.

Jam pesimist ngase Ali Ahmeti dhe BDI kërkojnë dicka që nuk është në qëllimin e atyre partive. Ato parti u krijuan për të përcare shqiptarët, për të qënë kjo situatë që është dhe jo për t’u bashkuar. Ndërsa këtë situatë popullata shqiptare do ta kthen ne favor të shqiptarëve dhe atyre që i perfaqësojne ata. Kurrë shqiptarët nuk kanë ngrënë “sapunin për djath” të servuar nga ata qe udhehiqen nga maksima”shqiptar i mire , shqiptar i vdekur”!

Populli shqiptar, përskaj edhe disa pakënaqësive që ka për BDI-në, ka dy alternativa:

E para të hedhi votën bosh duke votuar ndonjë nga partitë të vockëla dhe përmes votës së tij të dobësoje faktorin shqiptarë e si pasoje të rrisë ndikimin maqedon në qeverisje. Këtë e kanë provuar në dy raste, me DR-në 2011 që dogji njëzetmijë vota  dhe me RDK-në 2014-n.

E dyta, edhe pse ndoshta të pakënaqur nga BDI, ata përsëri do ta votojnë BDI-në që shqiptarët edhe në të ardhmën do të jenë denjësisht të përfaqësuar nga djemtë e tyre.

Jam i sigurtë se e dyta do të jetë ajo që do te triumfoje dhe njëherë e përgjithmonë të goditet kjo politike antishqiptare. Do ti jep fund parimit që tradicionalisht kanë përdorur kundërshtarët tanë politik “perca e sundo”! Të kujdesshëm maksimal, me maturi duhet që hapat tona të jenë në shërbim të interesave kombëtare, pasi një fjalë e urte popullore thote:  “Kau/mezati  eshte i rrezikshem kur jep shpirt”. Ata tani po japin shpirt!!!

Lajme të ngjashme

Back to top button