Kacin: BE-ja, është e gatshme të marrë përgjegjësit për emrin nga Nimetz

“Jemi në situatë ku nuk kemi shumë ndikim ndaj Greqisë, ndërsa ndaj Maqedonisë, nuk kemi kurrfarë ndikimi. Ne në Bashkimin Evropian, jemi të përgatitur që të marrim përgjegjësitë nga duart e ambasadorit Nimetz dhe ta udhëheqim procesin”, ka theksuar euro deputeti slloven Jelko Kacin gjatë një takimi në Washington, për perspektivën e Evropës Lindore.

Kacin në takimin e Këshillit VeriAtlantik në SHBA ku është biseduar për perspektivat e Evropës Lindore, kërkoi që SHBA të bëjnë angazhim për zgjerimin e Aleancës, gjatë Samitit në  Londër, por duke përmendur vetëm anëtarësimin e Malit të Zi.  

Evrodeputeti Kacin i pyetur nga gazetarët maqedonase se pse nuk përmend Maqedoninë në zgjerimin e ardhshëm, ai theksoi se ky vend nuk ka treguar se dëshiron që të arrijë zgjidhje për kontestin e emrit dhe se për shkak të kësaj nuk ka mundësi të pritet anëtarësimi i saj. 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button