Albin Kurti pas lirimit: policia është bërë politike, e politika është bërë policore! (VIDEO)

00.35-  Qetësohet situata në Prishtinë, mbesin të lënduar disa protestues e 7 policë
Është qetësuar situata nëpër rrugët e Prishtinës, derisa policia ka bllokuar disa rrugë. Protestues ende ka nëpër sheshet e Prishtinës, por gjendja është e qetë dhe nën kontroll, njofton Klan Kosova.

00.30- “Presioni qytetar liroi Albin Kurtin! Presioni qytetar do ta ndal “Zajednicën”. Fitorja është e pashmangshme sepse pushteti gjihmonë dorëzohet para vendosmërisë qytetare”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosje!-s, njofton Kosovalive360.

Ai është mbajtur i arrestuar për rreth 2 orë në stacionin policorë në Kodrën e Trimave. Ai  pas lirimit ka shkuar tek qytetarët e mbledhur në shesh ku edhe u është drejtuar me disa fjalë.

 “Sonte rreth orës 21:00, në fshatin Çagllavicë e kanë dal makinën në të cilën kemi qenë, dhe policët kanë thënë se kanë fletarrest për mua. Mirëpo polici nuk më dha kurrfarë teksti. Ai nuk u prezantua. Meqë ne nuk dolëm nga makina pa na dhënë fletarrestin, na nxorën me dhunë, duke na thënë se në stacionin e policisë do të na dhënë fletarrerstin,  aty nuk na dhënë fletarrestim. Nuk erdhi as prokurori. Unë u ndalova, u arrestova pa asnjë dokument. Ky është një arbitraritet i plotë. Kjo dëshmon se policia është bërë politike, e politika është bërë policore. Nuk kam pranuar as avokat mbrojtës e as nuk kam pranuar t’i përgjigjem pyetjeve të këtyre hetuesve”, ka thënë Kurti.

Lirohet Albin Kurti

E Fundit: Lirohet Albin Kurti #KallxoVideo

Posted by Kallxo.com on Monday, October 12, 2015

00.10- Lirohet Albin Kurti.
Deputeti i VV-së i arrestuar pak orë më parë sapo është liruar, raporton lajmi.net. Burime brenda sistemit të drejtësisë kanë bërë të ditur për se Kurti është liruar nga ndalimi dhe rasti do të vazhdoj në procedurë të rregullt. Ai është drejtuar aktivistëve të VV-së tek Teatri Kombëtar i Kosovës.

00.05 –  7 policë të lënduar, 1 civil
Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për RTK-në, se 7 zyrtarë policor janë lënduar, ndërsa 3 prej tyre janë dërguar për trajtim të menjëhershëm në QKUK. Kelani njoftoi se i lënduar ka mbetur edhe një qytetar. Zëdhënësi i policisë ka mohuar zërat se arrestimi i Kurtit është politik, duke thënë se policia e Kosovës është e pavarur dhe si e tillë, vetëm ka zbatuar urdhërin e prokurorit kompetent.  Kelani ka konfirmuar gjithashtu edhe djegien e një veture të prokurorisë së shtetit.

POLICET

00.00– Gazetarët nuk lejohen të hyjnë në Kuvend, konferenca e opozitës mbahet jashtë, tre aktivist të VV të arrestuar.
Pas eskalimit të protestës së sontme që nisi tek stacioni policor i Kosovës, Policia e Kosovës ka arrestuar tre aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! Siç bënë të ditur kjo lëvizje nëpërmjet një njoftimi për media të kësaj lëvizje, të arrestuarit janë, Ylli Hoxha, Premton iberdemaj dhe Uran Hasanaj.

23.50- Arrestohet Ylli Hoxha. Para pak minutave është arrestuar anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosjes, Ylli Hoxha, njofton Telegrafi. Ky arrestim ka revoltuar edhe më shumë aktivistët e Vetëvendosjes.

23.40 Protestuesit u kanë vënë flakën tri veturave zyrtare. Veturat janë duke u djegur para objektit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
veturat

Gjendja përballë Stacionit Qendër

Pas përleshjeve mes policisë dhe protestuesve, kjo është gjendja e tanishme pranë stacionit policor në rrugën “Luan Haradinaj”, në kryeqytet.

23.30 Ndonëse pak minuta më parë policia arriti shpërndarjen e protestuesve dhe largimin e tyre nga stacioni policor, ata po tentojnë të kthehen prapë aty. Protestuesit u mblodhën pranë oborrit të shtëpisë së shëndetit, por polica hodhi gaz lotsjellës edhe aty për t’i shpërndarë protestuesit.


23.15 Protestuesit momentalisht janë larguar nga policia prej stacionit policor ku ata ishin vendosur. Në largim e sipër drejtë sheshit Nëna Terezë, protestuesit kanë filluar të hedhin gurë drejtë zyrave të PDK-së ne Prishtinë. Policia e Kosovës është detyruar të hedh gazë lotsjellës në drejtim të protestuesve që po protestojnë kundër arrestimit të Albin Kurtit.Nga ky gazë lotsjellës janë prekur edhe disa deputetë, përfshirë liderin e AAK-së Ramush Haradinaj dhe deputetë tjerë të VV-së dhe Nismës.

vv
22:50 – Pas eskalimit të situatës pranë stacionit policor ku aktivistët e VV-së filluan të gjuajnë me gurë, policia është detyruar të hedhë gazë lotësjellës në drejtim të tyre, raporton Indeksonline.

Protestuesit po brohorasin Albin Kurti, Albin Kurti, ndërkaq policia ka hedhur edhe gaz lotsjellës ndërkaq protestuesit po vazhdojnë të gjuajnë me gurë në drejtim të policisë.

 

_________________________________

22:30 –  Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë hedhur gur në drejtim të Policisë.

Akutalisht policia po ballafaqohet me protestuesit, duke hedhur sprej për t’i larguar. Protestuesit vazhdojnë të hedhin gurë nga të cilat janë thyer disa xhama të Stacionit, raporton portali Telegrafi.

Rruga është bllokuar për qarkullim. Protestuesit hedhin madje tulla ndërsa dyshohet se ka policë të lëndua.

gaz lotsjelles1

___________________________________

22:20  -Ftesës së Lëvizjes Vetëvendosje për t’u mbledhur qytetarët tek Stacioni Qendra, po i përgjigjen aktivistët e këtij subjekti.

Atyre u është bashkangjitur edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, deputetja Donika Kadaj-Bujupi dhe deputetët e LVV-së, Rexhep Selimi, Glauk Konjufca dhe lideri i VV-së, Visar Ymeri

______________________

22:14  -Sekretari i VV-së, Dardan Molliqaj, thotë se Kurti është arrestuar pa fletarrest. Sipas Molliqajt, nëse Kurti nuk lirohet, do të marrin masa radikale.

Ndërkaq Konjufca, që u raportua si i arrestuar por që është i lirë, tha se janë ndalur rrugës për Ferizaj, njofton portali Telegrafi.

“Me t’u ndaluar nga Policia, ata kanë pyetur për identitetin dhe më pas thanë se kemi një urdhërarrest për Albin Kurtin, por nuk treguan”, ka deklaruar Konjufca.

 

__________________________

22:06  – Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe shefja e Grupit Parlamentar të kësaj partie, Donika Kadaj-Bujupi sapo kanë arritur te stacioni i policisë (Qendra) në Prishtinë për të kërkuar lirimin e ish kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, raporton portali Indeksonline.

Kurti u arrestuar sonte në hyrje të Prishtinë, konkretisht te rrethi i ashtuquajtur i Çagllavicës.

___________________________-

Zëdhënësi i VV-së, Frashër Krasniqi ka konfirmuar për Indeksonline arrestimin e deputetit të VV-së Albin Kurti.

Krasniqi ka thënë se arrestimi i tij është bërë tek Rrethi duke ardhur për në Prishtinë, dhe janë duke e dërguar në stacion qendër ndërkaq aktivistët e VV janë duke u mbledhur për të protestuar para stacionit të policisë ata ju bëjën thirrje edhe qytetarëve që tu bashkëngjiten

Lajme të ngjashme

Back to top button