Obama: Kam patur dyshime që në fillim për programin trajno-pajis

Presidenti amerikan, Barack Obama pas ndryshimeve të njoftuara nga qeveria e Washingtonit në lidhje me programin trajno-pajis kundrejt opozitarëve, ka pohuar se “ka patur dyshime që në fillim në lidhje me programin”, raporton Anadolu Agency (AA).

Obama në programin “60 minuta” në kanalin televiziv CBS i është përgjigjur pyetjeve të drejtuara ndaj tij. Ndaj një pyetjeje në lidhje me programin trajno-pajis, është përgjigjur duke u shprehur “që në fillim kam patur dyshimet e mia rreth idesë se mund të krijojmë një ‘ushtri të deleguar’ në mënyrë efektive brenda Sirisë”.

Ai u shpreh ndër të tjera se “Qëllimi im ishte të testoja idenë ‘nëse do të mund të trajnonim dhe të pajisnim opozitarët e moderuar që duan të luftojnë me DAESH’. Ndërsa ajo që mësuam; është se është tepër e vështirë të përqendrosh këto persona kundër DAESH deri sa Asadi të qëndrojë në pushtet”.

Lajme të ngjashme

Back to top button