Konfliktet në Jemen, mijëra fëmijë mbeten jetimë

Mijëra fëmijë kanë mbetur jetimë në rajonin Taiz të Jemenit për shkak të konfliktit të armatosur i cili vazhdon prej kohësh, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për mediat organizatat e shoqërisë civile dhe sindikatat në Taiz kanë thënë se për shkak të konflikteve mes përkrahësve të Presidentit, Abdurabbu Mansur Hadi me Lëvizjen Ensarullah, (Husi) 770 fëmijë kanë mbetur jetimë.

Në deklaratë thuhet se për shkak të shtetrrethimit të Husive në Taiz shumë fëmijë janë të ekspozuar ndaj rrëmbimeve, vrasjeve, largimit nga shkolla dhe detyrimi i largimit nga vendi. Në vazhdim të deklaratës thuhet se: “Si rrjedhojë e konflikteve mes mbështetësve të Presidentit Hadi dhe Husive 155 fëmijë kanë humbur jetën, nga të cilët 104 janë meshkuj dhe 51 femra. Vetëm nga snajperët e Husive 38 fëmijë kanë humbur jetën në Taiz”.

Ndërkohë që në qytet ka shumë fëmijë që kanë humbur të dy prindërit, numri i atyre që kanë humbur njërin nga prindërit është alarmant thuhet në deklaratë dhe më pas shtohet: “Ndërkohë që ata që kanë humbur familjet e tyre shkojnë në 2 mijë e 300, ka dhe shumë fëmijë që kanë humbur shtëpitë e tyre dhe si rrjedhojë jetojnë në qiell të hapur. Në lidhje me këto ngjarje që vënë në shenjestër fëmijët të cilët kanë ndikime të shumta në shoqëri duhet të nisë një hetim i gjerë”.

Në deklaratë gjithashtu bëhet thirrje për të mbajtur larg konflikteve fëmijët.

Lajme të ngjashme

Back to top button