ISIS dhe militantët ekstrem majtist dyshohen për sulmin në Ankara

Shërbimet e inteligjencës turke deri më tani nuk i kanë identifikuar autorët e sulmit terrorist në protestën paqësore pro- kurde në Ankara, në të cilin jetën humbën 100 persona ndërsa dyfishi i tyre morën lëndime trupore.

Dy shpërthimet kanë pasur cak protestën në stacionin hekurudhor në Ankara. Sipas shifrës zyrtare, bëhet fjalë për sulmin më të përgjakshëm në historinë më të re të Turqisë. Sulmi vjen tre javë para zgjedhjeve parlamentare në vend dhe në mënyrë shtesë rrit tensionin mes forcave shtetërore dhe militantëve kurd në pjesën juglindore të vendit.

Gazeta turke “Jeni Shafak” shkruan se policia ka arritur të identifikoj njërin  prej vetëvrasësve me bombë ndërsa bëhet fjalë për burrë i moshës 25-30. Tani për tani askush nuk e merr përsipër përgjegjësinë e sulmit, që konsiderohet për sulm i jashtëm i anëtarit të NATO-s, Turqisë.

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu i cili shpalli ditë zie në Turqi tha se vepra mund të jetë e ISIS-it, kurdëve apo lëvizjes ekstreme majtiste militante. Nga zyra e kryeministrit njoftuan se 52 nga të vrarët janë identifikuar ndërsa obduksionet vazhdojnë. Në njoftim thuhet gjithashtu se 246 persona të lënduar janë hospitalizuar prej të cilëve 48 janë në kujdes intensiv.

Lajme të ngjashme

Back to top button