Ostreni: “Uniteti” nuk është instrument i Ali Ahmetit, BDI të jep përgjegjësi

Lideri i Unitetit, gjenerali Gëzim Ostreni thotë se partia të cilën do të udhëheqë, nuk është instrument i i Ahmetit për të futur në Kuvend votën e përçarë të BDI-së. Ostreni në emisionin 360 gradë në Alsat, kritikoi ashpër BDI-në, duke treguar edhe arsyet se përse vendosi largimin, por tendencat për ta ndalur iniciativën e tij nga Ali Ahmeti dhe zyrtarë tjerë të BDI-së.

“Do të ishte një lojë shumë e keqe që nuk i ka hije as Ali Ahmetit dhe as Gëzim Ostrenit. Ne jemi përcaktuar për një alternativë të re të cilën duam të ua ofrojmë qytetarëve të Maqedonisë, në radhë të parë shqiptarëve dhe të tjerëve, për t’i mundësuar zgjedhjen. Jo vetëm ai. Ka pasur tentime në këtë drejtim, por çështjet e bindjeve personale janë të tilla dhe nuk është ky një vendim që ka ardhur ashtu së koti, por një vendim i analizave të thella se duhet të hapet një alternativë, që do ta vazhdonte çështjen e zhvillimit demokratik të Maqedonisë. Ta bini ju partinë që njerëzit të vriten për kryetar dege, është për të ardhur keq”, u shpreh Gëzim Ostreni, Lider i Unitetit.

Ostreni shpjegoi se cila do të jetë platforma politike me të cilën, Uniteti do të kërkoj besimin e elektoratit shqiptar, por edhe shanset për koalicion me partitë tjera, por vetëm me ata të cilat i përputhet programi dhe platforma politike.

“Në radhë të parë lufta ndaj korrupsionit dhe mitos, barazia e plotë e qytetarëve shqiptar dhe të tjerëve, zgjidhja e çështjeve ekonomike, barazim të buxhetit, ku edhe duhet gjetur mënyrë se si të rregullohet, po ashtu çështja e vetëqeverisjes lokale, e cila në Maqedoni është unikate. Vetëm këtu nuk ka më tepër shkallë se një në qeverisjen lokale. Nëse na përputhen qëndrimet, sigurisht se koalicionet janë të mira dhe, por nëse jo, jo vetëm ne që nuk pranojmë, por edhe partitë tjera nuk na pranojnë. Ne nuk nisemi nga ajo se ne jemi apriori, se ne jemi më të fortit”, theksoi Gëzim Ostreni, Lider i Unitetit.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button