Papadollu ka refuzuar të vendos veto për Maqedoninë para KE-së

Skandali në Athinë me tërheqjen e ambasadores greke Aleksandra Papadopullu nga Brukseli është i lidhur me Maqedoninë, njofton Telma. Nuk ka sqarim zyrtar, ndërkaq mediumet greke e kanë zbardhur rastin se Papadopullu e cila përpara se të shkojë në Bruksel ka qenë ambasadore në Shkup, ka refuzuar të vendos veto për përfundimet për Maqedoninë që Komisioni Evropian i ka miratuar më 23 qershor.

Problematike për Greqinë në këto përfundime të cilat janë miratuar pas marrëveshjes së parë në Përzhino, ka qenë fjalia se Maqedonia ka të dreth të plotë që të bëhet anëtarë e BE-së. Papadollu nuk e ka dëgjuar instruksionin e Athinës është dakorduar me tekstin e mbledhjes në Këshillin Evropian në Luksemburg. Shefi i diplomacisë, Nikos Koxijas, në ekspozimin e tij në Parlament nuk e ka theksuar emrin e saj, por në mënyrë indirekte e ka treguar arsyen e shkarkimit.

“Gjithashtu është rregull që kur ministri duhet të vendos veto në një çështje të rëndësishme kombëtare, asnjë diplomat nuk ka të drejtë ta tërheqë atë ngaqë nuk i ka pëlqyer apo është nën trysni të palës së tretë”, ka deklaruar, Nikos Koxijas, ministri për Punë të Jashtme të Greqisë.

Ambasadroja Papadollu ka qenë e thirrur edhe një herë para zgjedhjeve, por pastaj është kthyer në funksion nga Qeveria Kalimtare. Tani ministri Koxijas, përsëri ka vendosur ta tërheqë.

Lajme të ngjashme

Back to top button