Ja si reagon Obama kur pyetet nëse Putin po ia merr primatin e lidershipit

Presidenti amerikan Barack Obama në një intervistë që është transmetuar pjesërisht të premten, ka thënë se involvimi i fundit i presidenti rus Vladimir Putin në konfliktin civil në Siri, është shenjë dobësie, dhe jo fuqie, duke mohuar çdo spekulim se presidenti rus është duke e sfiduar lidershipin amerikan, shkruan Daily Mail.

Duke folur për emisionin “60 minutes” për CBS, në një fragment që është shkëputur dhe është transmetuar në “CBS this morning”, Obama ka thënë se sulmet e bombarduesve dhe luftëanijeve ruse në Siri, bëhen vetëm për ta mbrojtur presidentin sirian Bashar al-Assad, aleati i vetëm i Putinit sipas Obamës, transmeton Indeksonline.

“Rusia ka një lidhje afatgjatë me Sirinë në aspketin e furnizimit të armëve, dhe Putini me çdo kusht provon të mbrojë bazat ushtarake në Siri, që ajo i përdor me lejen e Assadit”, ka thënë Obama.

Obama u ndje jokomod kur gazetari Steve Kroft e ka pyetur atë nëse Putini po e sfidonte lidershipin e tij.

“Ai i ka dërguar trupat në Siri, nën një. Njerëzit e tij janë në terren”, i ka thënë Kroft, Obamës.

“Dy, rusët janë duke kryer operacione ushtarake në Lindjen e Mesme për herë të parë që nga përfundimi i Luftës së II-të Botërore… duke bombarduar njerëzit që ne mbështesim.”

“Të duket gjë kjo që ka të bëj me lidership, Steve”, ia ka kthyer Obama, Krofitit.

“Në vend se të jetë në gjendje të llogarisë në mbështetjen e tyre dhe ta mirëmbajë bazën që kishte në Siri, të cilin e kishte për një kohë të gjatë, Putini tani po humb trupat e tij, ushtrinë e tij, vetëm sa për ta mbajtur për një fije aletatin e tij të vetëm .“

“Steve, më duhet të them, nëse mendon se duke e shkatërruar ekonominë për ta mbrojtur aleatin tënd të vetëm, është lidership, atëherë ne kemi pikëpamje të ndryshme mbi lidershipin.”

Lajme të ngjashme

Back to top button