Pogradec, shpëtohet 24-vjeçari i bllokuar që dje në minierë

Shpëtohet punëtori i bllokuar që dje në mesditë në minierën e kromit të Beragozhdit, në Pogradec.

Policia e Pogradecit dhe ekip shpëtimi i minierave kanë mundur të nxjerrin nga miniera në orët e para të mëngjesit, 24-vjeçarin Ardian Hamolli, i cili për shkak të gërmimeve që e kishin zënë poshtë nuk kishte mundur të dalë.

Filimisht u raportua për dy punëtorë të bllokuar, Ardian Hamolli dhe Sokol Fraholli, por pas kërkimeve të policisë u konfirmua se në minierë ndodhej vetëm 24-vjeçari, ndërsa punëtori tjetër ka qenë në shoqërinë e disa miqve të tij. 

Lajme të ngjashme

Back to top button