Lajm tragjik, gazetari i AA-së në Halep humbi jetën

Gazetari i Anadolu Agency-it në Halep, Salih Mahmud Leyla humbi jetën në një sulm me një automjetë të ngarukar me bombë, raporton Anadolu Agency.

Leyla humbi jetën në fshatin Hıreytan të Halep-it në një sulm me automjetë të ngarkuar me bombë. Sipas burimeve lokale në të cilën ndodhi sulmi theksohet se është kryer nga organizata terorriste DAESH.

Në muajin korrik gjatë ndjekjes së ngjarjeve në rajonin Cemiyet ez-Zehra të Halep-it ishte plagosur në fytyrë dhe ishte sjell në Turqi për trajtim.

Leyla gjatë detyrës së tij kishte fotografuar dhe inçizuar shumë përleshje nga veriu i Sirisë, dhe kishte raportuar gjendjen e njerëzve që janë nën ndikimin e përleshjeve.

Shumë nga fotografitë e tij nga lufta civile në Siri ishin shpallur nga mediat kryesore të botës, dhe ishte ndër më të parapëlqyerit. Leyla gjithashtu ishte trajnuar si gazetar lufte në Anadolu Agency.

Leyla (27) i cili ka lindur në veri të Halep-it, në Anadan. Kishte kryer fakulltetin e kompjuterisë. Ai ishte martuar para një viti dhe u mësua se shoqja e tij ka qenë shtatzënë

Lajme të ngjashme

Back to top button